Spanja arreston një person, ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së

Policia në Spanjë më 23 dhjetor arrestoi një person që gjendej në listën prej 10 personave më të kërkuar nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI), për një sërë akuzash për trafikim të njerëzve dhe pornografi. I arrestuari, një 40-vjeçar nga Zelanda e Re, u arrestua pasi u gjet në një hotel në qendër të Madridit, […]

I arrestuari, një 40-vjeçar nga Zelanda e Re, u arrestua pasi u gjet në një hotel në qendër të Madridit, ku po qëndronte me një emër të rremë për t’iu shmangur autoriteteve, tha policia.

Edhe pse i arrestuari është identifikuar vetëm me inicialet MJP, burimet kanë konfirmuar se ai është Michael James Fratt, që gjendet në listën e personave më të kërkuar nga FBI-ja.

Informacionet për të dhe fotografia e tij gjenden në ueb-faqen e FBI-së – që tashmë është përditësuar me informacionin se ai është kapur – dhe sipas autoriteteve amerikane, ueb-faqet e tij pornografike kishin gjeneruar mbi 17 milionë dollarë të ardhura. FBI-ja kishte ofruar 100.000 dollarë shpërblim për informacionet që do të çonin në arrestimin e tij.

Ai ishte arrestuar në SHBA dhe ishte dënuar me dënim të përjetshëm për pornografi të fëmijëve, shfrytëzim seksual, sulm seksual dhe të ardhura të paligjshme. Por, ai arriti të arratisej dhe në nëntor të vitit 2019, autoritetet lëshuan një urdhër-arrest për të.

Policia spanjolle tha se hetuesit amerikanë për një kohë të gjatë kishin dyshuar se ai gjendej në Spanjë, por autoritetet spanjolle fillimisht kishin përqendruar kërkimin e tyre për të dyshuarin në Barcelonë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?