SPAK distancohet nga qëndrimi i Hykollit: Mbështetja e dhënë për Ligjin për pagat qëndrim personal, jo i BSPK-së

SPAK distancohet nga qëndrimi i Hykollit: Mbështetja e dhënë për Ligjin për pagat qëndrim personal, jo i BSPK-së

Pas raportimit nga mediat për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kryetarin e BSPK, Atdhe Hykolli dhe mbështetjes se dhënë nga ky i fundit për miratimin e dy ligjeve, Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe Ligjit të Pagave, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës ka thënë se  distancohet fuqishëm nga ky qëndrim. Sipas […]

Sipas një reagimi për media nga SPAK, thuhet se këtë qëndrim SPAK-u e konsideron si personal të tij dhe assesi qëndrim i BSPK-së.

“Pas raportimit nga mediat për takimin e kryeministri të Kosovës, Kurti me kryetarin e BSPK-së, Hykolli dhe mbështetjes së dhënë nga ky i fundit kryeministrit për miratimin e dy ligjeve, atij për Zyrtarë Publikë dhe Ligjit të Pagave, SPAK -u është i shokuar dhe distancohet fuqishëm nga ky qëndrim i Hykollit duke e konsideruar dhe konstatuar se ky qëndrim është puro personal i tij dhe assesi qëndrim i BSPK-së e as qëndrim i kryesisë se BSPK-së, pasi që kryesia nuk është ftuar të diskutoj për këtë temë”, thuhet në reagim.

Po ashtu sipas reagimit bëhet e ditur se këto dy ligje, me theks të veçantë ai i zyrtarëve publikë nuk e kanë kundërshtuar vetëm sindikatat por i njëjti është kundërshtuar edhe nga sektori publik si dhe organizatat ndërkombëtare.

“Sa për dijeninë tuaj këto dy ligje e me theks të veçantë atë të zyrtarëve publik nuk e kanë kundërshtuar vetëm sindikatat, por të njëjtit u kundërshtuan ashpër edhe nga sektori i drejtësisë, organizatat ndërkombëtare që e suportojnë Republikën e Kosovës në fushën e legjislacionit por gjatë ditës edhe vet misioni i BE-së”, thuhet në reagim.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti të premten në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, i cili sipas njoftimit të Qeverisë kishte thënë se BSPK mirëpriti votimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe atë për Pagat në Sektorin Publik, ndërsa u vlerësua edhe ndikimi pozitiv i Pakos për përballje me inflacionin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?