Sociologu serb: S’kemi ndryshuar që nga viti 1991, nacionalizmi veç po forcohet

Sociologu serb: S’kemi ndryshuar që nga viti 1991, nacionalizmi veç po forcohet

Sociologu serb nga Novi Sad, Milosh Peroviq, vlerëson se nacionalizmi në shoqërinë serbe është “në një fazë terminale” dhe shtoi se nuk sheh asnjë forcë politike që distancohet nga ky fenomen negativ shoqëror. “Sot, për mendimin tim, nacionalizmi është në fazë terminale. Demoni i nacionalizmit po forcohet gjithnjë e më shumë institucionalisht dhe njerëzit që […]

“Sot, për mendimin tim, nacionalizmi është në fazë terminale. Demoni i nacionalizmit po forcohet gjithnjë e më shumë institucionalisht dhe njerëzit që e kundërshtojnë po largohen nga ky vend, brezat e rinj po rriten mbi mite dhe legjenda, e situata sa vjen e përkeqësohet”, tha Peroviq në intervistë për portalin e Novi Sad-it, “Voice”.

Sipas tij, ideologjia që çoi në luftërat e viteve ’90-ta është ende në pushtet.

“Ne ende nuk kemi lëvizur nga viti 1991. Sot jemi edhe më keq në shumë mënyra. Në atë kohë, kishte të paktën një rezistencë më të madhe ndaj asaj ideologjie brenda shoqërisë sesa sot. Sot, kjo rezistencë është reduktuar në grupe krejtësisht margjinale të individëve. Nuk është problem në rrugë, është problem në institucione, shkolla, media dhe qarqe akademike”, tha Peroviq, raporton N1.

Sociologu serb përmendi se të rinjve nacionalizmi po iu imponohet përmes sistemit arsimor dhe pasojat e futjes së mësimit fetar në shkolla vetëm kanë filluar të vërehen.

“Të rinjtë zgjedhin konservatorizmin, sepse ai u paraqitet si diçka e dëshirueshme. Ajo që është veçanërisht interesante është se gjatë dekadës së kaluar, vendi deklarativisht ishte në favor të integrimit evropian, por në thelb bëri gjithçka kundër tij”, tha Peroviq.

Po ashtu, ai tha se roli i Kishës është bërë i rrezikshëm dhe mendon se do të rritet gjithnjë e më shumë.

“Pushteti politik ka ende pushtet mbi Kishën, pavarësisht nga gjithë fuqia e tij, por kam frikë se në të ardhmen kjo nuk do të jetë më kështu, por se do të jetë si ajo që ndodhi në Mal të Zi – se kisha do të jetë bartësi kryesor i pushtetit politik. Për mendimin tim, ky është niveli më i ulët që mund të arrijë shoqëria serbe”, u shpreh Peroviq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?