Sherifi: Kurti kërcënon, Vuçiq vepron

Sherifi: Kurti kërcënon, Vuçiq vepron

Sekretari i partisë NISMA, Bilall Sherifi, ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, ku së fundi serbët atje vendosën edhe disa barrikada të reja në lagjen e boshnjakëve. Sherifi përmes këtij reagimi në faqen e tij në “Facebook” ia ka kujtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti një deklaratë të tij në vitin 2011. Reagimi […]

Sherifi përmes këtij reagimi në faqen e tij në “Facebook” ia ka kujtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti një deklaratë të tij në vitin 2011.

Reagimi i plotë:

Kurti kërcënon Vuçiqi vepron!

Saherë që kryeministri Albin Kurti kërcënon me heqjen e barrikadave, Aleksandër Vuçiq urdhëron vendosjen edhe të një barrikade tjetër! Hiç më larg se dje, përmes një mediumi boshnjak, Kurti sërish deklaroi që “barrikadat do të hiqen brenda disa ditësh, nëse nuk e bën KFOR-i do ta bëjmë ne”! Mirëpo pa kaluar as 24 orë nga kjo deklaratë, në vend që të hiqen të vjetrat, me urdhër të Vuçiqit është vendosur një barrikadë e re, madje, jo më vetëm në pjesët kufitare ku jetojnë vetëm qytetar serb, por tashmë edhe në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë të veriut, aty ku jetojnë edhe shqiptarë edhe boshnjakë!
Për zhvillime të njëjta në veri të vendit në vitin e “largët” 2011, Albin Kurti deklaronte: “nëse është menduar vetëm hapi i parë atëherë mund të bëhet edhe më keq se që ka qenë deri më tash, sepse hapi mbetet veçse një hap, hapi nuk e përbën ecjen, ecjen e përbëjnë hapat, shumë hapa të bashkërenduar”!
Nga ajo që kemi parë deri më tani, nuk duket se kemi të bëjmë me “shumë hapa që përbëjnë ecjen”, më shumë duket që kemi të bëjmë vetëm me “hapin e parë”!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?