Serwer: Që nga fillimi forcat e KFOR-it nuk do duhej t’i lejonin barrikadat

Serwer: Që nga fillimi forcat e KFOR-it nuk do duhej t’i lejonin barrikadat

Janë bërë 17 ditë që kur janë ngritur barrikadat në veriun e Mitrovicës. Banorët e pjesës veriore të vendit po përballen me frikë për shkak të disa grupeve kriminale që në raste të caktuara përdorin edhe mjete shpërthyese. Forcat KFOR-it ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje për t’i larguar barrikadat nga rruga. E profesori nga […]

Banorët e pjesës veriore të vendit po përballen me frikë për shkak të disa grupeve kriminale që në raste të caktuara përdorin edhe mjete shpërthyese.

Forcat KFOR-it ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje për t’i larguar barrikadat nga rruga.

E profesori nga Johns Hopkins University, Daniel Serwer, thotë se KFOR-i që nga fillimi nuk është dashur t’i lejonte këto barrikada.

“Që nga fillimi forcat e KFOR-it nuk do duhej t’i lejonin barrikadat. Tani kemi një situatë tjetër dhe natyrisht që duhet vepruar me shumë kujdes”, tha Serwer

Serwer, përgjegjës për këto zhvillime ne veri të vendit e sheh presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, Vuçiq ka autorizuar shërbimet sekrete serbe për t’i bërë këto veprime destabilizuese në veri të vendit.

Ai shprehet shumë kritik edhe për qasjen e butë të Brukselit dhe Uashingtonit ndaj Serbisë.

“Ata janë agjentë të shërbimit sekret serb për të cilin ai është përgjegjës. Asgjë nga këto nuk do të ndodhte pa miratimin e Vuçiqit. Cicërimat e Bernabiq vetëm sa i konfirmojnë këto veprime. Nuk e kuptoj pse Perëndimi ka dështuar të reagojë siç duhet ndaj provokimeve të Vuçiqit, të cilat janë flagrante dhe të dukshme. Kam frikë se ka nga ata si në Uashington ashtu edhe në Bruksel që simpatizojnë përpjekjet e Beogradit për të vendosur qeverisje të veçantë për serbët në veri të Kosovës”, tha Serwer për Tëvë1.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, me ç’rast të dy kërkuan largimin e menjëhershëm të barrikadave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?