Rrahman Jashari thotë se sindikata e arsimit po injorohet nga Qeveria Kurti

Rrahman Jashari thotë se sindikata e arsimit po injorohet nga Qeveria Kurti

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se punëtorët e arsimit vazhdojnë t’i marrin benefitet e përcaktuara me Kontratën Kolektive, ndonëse ishte shkëputur njëanshëm nga Ministria e Arsimit. Sipas Jasharajt, kjo kontratë është shkëputur njëanshëm, dhe si e tillë nuk ka bazë ligjore. Të njëjtën thotë se […]

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se punëtorët e arsimit vazhdojnë t’i marrin benefitet e përcaktuara me Kontratën Kolektive, ndonëse ishte shkëputur njëanshëm nga Ministria e Arsimit.

Sipas Jasharajt, kjo kontratë është shkëputur njëanshëm, dhe si e tillë nuk ka bazë ligjore. Të njëjtën thotë se duhet ta bëjnë të dyja palët, përndryshe s’ka vlerë juridike.

Jasharaj ka pasur kritika për vendimin për kompensim të orëve të humbura shkaku i grevës. Edhe këtë vendim, Jasharaj e konsideron si anti-ligjor.

“Zonja Nagavci mbase duke e mbajtur atë hidhërimin e grevës, jo vetëm këtë por e mori edhe atë vendimin e njëanshëm për kompensimin e orëve edhe pse kontrata e thotë qartë se kompensim të orëve nuk ka dhe nënshkrues nga njëra anë është MAShTI dhe nga ana tjetër jemi ne, dhe ne nuk mund ta shkelim kontratën, por neni 31 i kontratës e lë mundësinë që thotë që ‘përveç nëse arrihet ndonjë marrëveshje e veçantë’, dhe kjo marrëveshje e tillë nuk arrihet dhe u bënë sa kohë që ende nuk kemi pasur asnjë takim me zonjën Nagavci, edhe pse i kemi dërguar shkresë për një gjë e tillë”, u shpreh Jasharaj.

Teksa ka folur për kontratën kolektive, Jasharaj thotë se mësimdhënësit vazhdojnë t’i marrin benefitet që i ka ajo. Thotë se kjo është dëshmuar edhe me vendim të Gjykatës.

“Ishte një informatë e saj e njëanshme e cila nuk ka asnjë efekt, ngase kontrata e thotë qartë se anulim të kontratës njëanshme nuk mund të ndodh. Po, sepse komunat as në të kaluarën nuk e kanë bërë këtë gjë të tillë, hatri i kontratës apo i respektit ndaj punëtorëve të arsimit. Të gjitha benefitet nga kontrata janë arritur dhe disa prej tyre i kanë dërguar edhe në Gjykatë dhe të gjitha lëndët janë fituar. Kontrata mbetet në fuqi, ngase po them nuk ka të drejtës, edhe ne nëse do të ishim në situatë ta këpusim, nuk do të kemi të drejtës, sepse duhet të pajtohen të dyja palët”, thotë ai.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë dialogu me ta, përkundër kërkesave të vazhdueshme.

Jasharaj ka përmendur edhe injorimin që e ka marrë nga shefi i Qeverisë për kërkesën që kishin. Thotë se atë kërkesë e keqpërdori.

“Pa u kthyer shumë në kohë, nëntë muaj kemi bërë angazhime dhe rrugëtim, e madje duke shkuar edhe me disa veprime t përshkallëzuar si protesta, një orë grevë e kështu më radhë, dhe vet faktu se e filluam grevën më 25 gusht, ku ende nuk po fillonte mësimi, e kemi bërë për t’ia dhënë alarmin e fundit Qeverisë që ato ditë të ulemi dhe të bisedojmë. Asnjëherë Qeveria Kurti nuk ka pasur qasje të sinqertë dhe pozitive ndaj sindikatave, madje menxi e arritëm një takim ne Këshilli Grevist, dhe ai (Kurti) takim, i keqpërdori duke e nxjerrë e ironizuar me mua dhe me takimin se më thanë ‘vëlla ami 100 euro’, thuajse unë ato para i kam kërkuar për vete”, thotë Jasharaj për EO.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?