Rasti Pantiq, Ramadani: Marrëveshje e heshtur – Qeveria Kurti u turpërua në gjitha aksionet në veri

Rasti Pantiq, Ramadani: Marrëveshje e heshtur – Qeveria Kurti u turpërua në gjitha aksionet në veri

Analisti i njohur politik, Shkodran Ramadani, thotë se sjellja e Qeverisë Kurti karshi të dyshuarit për terrorizëm, Dejan Pantiq, janë përpjekje për ta “ruajtur fytyrën” dhe për tu dukur që nuk kanë të bëjnë asgjë me lirimin e tij. Ramadani në një prononcim për Periskopin, ka thënë se duhet marrur shumë seriozisht deklarata e përbashkët […]

Ramadani në një prononcim për Periskopin, ka thënë se duhet marrur shumë seriozisht deklarata e përbashkët e BE-së dhe SHBA-së që thonë se kanë marrë garanci nga lidershipi i Kosovës se kërkush prej organizatorëve dhe pjesëmarrësve të barrikadave të serbëve në veri nuk do të ndiqet penalisht.

“Është e vështirë të flitet me bindje të thellë, por sjellja e Qeverisë karshi lirimit të tij, tolerimi, pranimi dhe mirëkuptimi i këtij vendimi me kaq lehtësi të madhe tregon që edhe nëse nuk e kanë miratu ata dhe tash krejt ato deklaratat kinse ne nuk e kemi ditur janë përpjeke me ruajt fytyrën e me u dukë që këta nuk kanë të bëjnë asgjë me lirimin e Pantiqit”.

“Megjithatë, duhet të mirret shumë seriozisht deklarata e përbashkët e BE-së dhe SHBA-së që thonë se kanë marrë garanci nga lidershipi i Kosovës se kërkush prej organizatorëve dhe pjesëmarrësve të barrikadave të serbëve në veri nuk do të ndiqet penalisht. Kjo është një marrëveshje e heshtur, nëse jo e fshehtë. Për shkak që nëse do të kishin qenë kundër, atëherë do ta bllokonin e Policia nuk do ta zbatonin urdhërin e Gjykatës. Kjo, për shkak që Vetëvendosja nuk është hera e parë që e nuk e respekton vendimin e Gjykatës, këta njihen si shpërfillës të gjykatave, vendimeve të tyre përgjatë gjithë këtyre viteve. Prandaj, edhe deklarata e Besnik Bislimit ishte pothuajse konfirmim i pastër i një marrëveshje mes Kurtit-Vuçiqit dhe ndërkombëtarëve për lirimin e Pantiqit”, tha z. Ramadani për Periskopin.

Kryeministrin Kurti e kemi parë jo rrallëherë duke mos i përfillur kërkesat e ndërkombëtarëve, megjithatë për rastin në fjalë z.Ramadani thotë se leksioni tash është më i fuqishëm, ku tutje tregon arsyet e kësaj.

“Leksioni tash është më i fuqishëm sepse në këtë rast shpërfillja e gjykatave nuk është që i vë përballë vetëm ndaj lidershipit kosovar atëherë. Por, këtë rast është direkt në luftë mes serbëve dhe strukturave të Serbisë në veri. Kështu që pasojat janë shumë më të mëdha nëse nuk koordinohet me ndërkombëtarë dhe nëse e shkelin fjalën e tyre”.

“Deri tash e kemi pa disa herë që në rastet kur nuk e kanë përfill rekomandimet edhe këshillat e ndërkombëtarëve, veç ka pësu humbje duke shkuar në aventura pa krye dhe pa asnjë rezultat pozitiv për të mirën e shtetit. Kështu që, tash vjen duke iu ngushtuar mundësia e manovrimit. Kësisoj besoj që do ta ketë të vështirë që pas këtij zotimi e garancioni për amnisti të serbëve, Qeveria do të ndryshojë. Ajo mund edhe të përndjekë, por pasojat do jenë të njëjta, barrikadat do të vendosen prapë dhe Kosova nuk do të ketë mundësi t’i largoj. Kjo ishte një disfatë e madhe për Qeverinë Kurti. është turpëru në të gjitha aksionet e deritanishme në veri. Ka pranu letërnjoftimet ilegale, targat ilegale, i ka shtyrë zgjedhjet sipas kërkesës së Serbisë dhe tash i ka amnistu të gjithë organizatorët e barrikadave”, përfundoi z. Ramadani.

Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur dje se Dejan Pantiqit i është ndryshuar masa e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Prokuroria tha se ky ndryshim u bë për shkak të gjendjes shëndetësore të ish-policit serb, Dejan Pantiq.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasi që i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzojë të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit”, u tha në njoftim.

Prokuroria tha se pas vizitave të ekipeve mjekësore të misionit të EULEX-it, është konstatuar se Pantiq nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rekomanduar që ai dërgohej në një qendër spitalore, “megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua”.

Pantiq u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës. Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. /PERISKOPI/

“Kurti bëri marrëveshje për lirimin e Pantiqit”, Gashi: Nëse nuk e ka ditë, dështim total i tij

Albin Kurti kokëfortë në fillim, i zbutur më pas, i habitur në fund

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?