Qeveria ndan miliona euro për KEK-un në fundvit

Qeveria ndan miliona euro për KEK-un në fundvit

Në një mbledhje të mbajtur në mënyrë elektronike, Qeveria e Kosovës ka ndarë 37.5 milionë euro për energji elektrike. Siç thuhet në një sqarim të Zyrës së Kryeministrit, 20 milionë euro janë ndarë për KEK-un, ndërsa 17.5 milionë eurot e tjera janë ndarë për KOSTT. “Kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për ndarje të mjeteve buxhetore […]

Siç thuhet në një sqarim të Zyrës së Kryeministrit, 20 milionë euro janë ndarë për KEK-un, ndërsa 17.5 milionë eurot e tjera janë ndarë për KOSTT.

“Kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për ndarje të mjeteve buxhetore për siguri të furnizimit me energji elektrike dhe mbrojtje të sistemit energjetik, në vlerë prej 37,500,000.00 € (tridhjetë e shtatë milionë e pesëqind mijë euro), nga të cilat 20,000,000.00 € (njëzet milionë euro) janë ndarë për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) me rastin e vendosjes së Obligimit të Shërbimit Publik nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe 17,500,000.00 €  (shtatëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë euro) janë ndarë për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT)për pagesa të borxheve ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike”, thuhët në njoftim.

Mjetet sipas këtij Vendimi merren nga kursimet buxhetore.

Me këtë vendim, Qeveria thotë se ndihmon përmbushjen e obligimit pë të ndihmuar sigurimin e enegjeisë elektrike për tremujorin e parë të 2023-s.

“Ky vendim shërben në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me numër 02/117 përmes të cilit, në bazë të interesit publik, Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), si ndërmarrje publike e energjisë, i është vendosur obligimi për shërbim publik për të ndihmuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe shmangien e devijimeve në sistemin energjetik të Kosovës, për periudhën 1 janar 2023 deri më 15 mars 2023 deri në 185 GËh, në rastet kur nuk plotësohen të gjitha kërkesat e furnizimit me energji elektrike. Sipas këtij obligimi, KEK obligohet të importojë mungesën e sasisë së energjisë elektrike atëherë kur kapacitetet vendore gjeneruese dhe importi i siguruar nga ndërmarrjet tjera të energjisë është i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjithë kërkesën e Kosovës për energji elektrike”.

Ndërsa, KOSTT-it i janë ndarë mjetet për pagesën e borxheve ndaj Rrjetit Evropian.

“Vendimi në të njëjtën kohë i përgjigjet kërkesës me Nr.prot.1704, të pranuar nga KOSTT, për pagesa të borxheve ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike, si dhe kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë me Nr.prot. 3733”, thuhet në fund të njoftimit

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?