Pushteti loz të befasuarin me rastin e Pantiqit: Harrohet pak dinjiteti, trumbetohet ‘vettingu në drejtësi’

Pushteti loz të befasuarin me rastin e Pantiqit: Harrohet pak dinjiteti, trumbetohet ‘vettingu në drejtësi’

-Me t’u publikuar lajmi se Dejan Pantiq, ish zyrtari policor në veri, i akuzuar për organizim të sulmit terrorist ndaj zyrtarëve të KQZ-së, është dërguar në shtëpi për vuajtjen e masës së ‘arrestit shtëpiak’ duke zëvendësuar paraburgimin, reagimet e eksponentëve të pushtetit, janë mjaft interesante. -I pari ishte i kryeministrit Albin Kurti, që shfaqi habi […]

-Me t’u publikuar lajmi se Dejan Pantiq, ish zyrtari policor në veri, i akuzuar për organizim të sulmit terrorist ndaj zyrtarëve të KQZ-së, është dërguar në shtëpi për vuajtjen e masës së ‘arrestit shtëpiak’ duke zëvendësuar paraburgimin, reagimet e eksponentëve të pushtetit, janë mjaft interesante.

-I pari ishte i kryeministrit Albin Kurti, që shfaqi habi për këtë vendim. Pak minuta pasi tha se ‘me kriminelët nuk do të bisedojnë, por do t’i arrestojnë’, Kurti para gazetarëve do ta merrte vesh së Pantiq ishte rrugës për në shtëpi.

-I habitur, u shpreh ai, se si një të akuzuari për terrorizëm, do t’i zëvendësohej një masë e tillë – pra nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

-Ndërkohë, diskursin e njëjtë po e zhvillon i gjithë pushteti, duke hedhur fajin te gjyqtari i rastit dhe duke ‘shfrytëzuar’ rastin për të kërkuar ‘vetting në drejtësi’.

Ministrja e jashtme Donika Gërvalla, ka kërkuar vetting në drejtësi pas vendimit të sotëm për zëvendësimin e masës nga paraburgimi në atë të arrestit shtëpiak, për Dejan Pantiqin, që akuzohet për organzim të sulmit terrorist.

Gërvalla shkruan:

“Vendimi i sotëm për dërgimin në arrest shtëpiak të personit të dyshuar për terrorizëm shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë.

Prandaj vetingu është kaq i domosdoshëm. Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare.

Drejtësi dhe barazi para ligjit, ky është shteti ligjor”.

Habitet Kurti: Nuk e di se si Dejan Pantiq me akuza për terrorizëm, u dërgua në arrest shtëpiak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është shumë kureshtar të marrë vesh se si është marrë vendimi që ish-policit Dejan Pantiq t’i ndryshohet masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Në një konferencë për media të mërkurën, Kurti u shpreh tejet i habitur se si një njeri me akuza për terrorizëm mund të lirohej në arrest shtëpiak.

“Nuk e di çështjen gjyqësore të atij që është i pandehur, për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Ai e ka statusin e paraburgosurit, por është i pandehur për terrorizëm. Meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte probleme në zemër, mund të dërgohej në spital, që është e kuptueshme. Por a është e arsyeshme? E vendos gjyqësori. Kur ke një akuzë për terrorizëm e të dërgohesh në arrest shtëpiak… jam kureshtar ta marrë vesh se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë dhe ai gjykatës paraprak që e kanë marrë këtë vendim”, ka thënë Kurti.

Ish-policit serb, Dejan Pantiq, që dyshohet për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri, i është ndryshuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak, ka konfirmuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Deputeti Basha ia tregon Kurtit emrin e gjyqtarit që e çoi Pantiqin në arrest shtëpiak

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?