PSD thirrje qytetarëve të protestojnë të shtunën kundër Gjykatës Speciale

Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Dardan Molliqaj ka ftuar qytetarët e Kosovës për të protestuar të shtunën në ora 14:00 kundër Gjykatës Speciale. PSD protestën e saj e ka emërtuar “Jo në emrin tim!” referuar vendimeve të shqiptuara nga Gjykata Speciale si “në emër të popullit të Kosovës”; frazë kjo e cila shkaktoi indinjatë publike […]

PSD protestën e saj e ka emërtuar “Jo në emrin tim!” referuar vendimeve të shqiptuara nga Gjykata Speciale si “në emër të popullit të Kosovës”; frazë kjo e cila shkaktoi indinjatë publike pas vendimit për dënim me 26 vjet burgim të ish-Komandatit të UÇK’së, Salih Mustafa.

Njoftimi i plotë të PSD-së:

Ligji nën të cilin po operojnë Dhomat e Specializuara nuk përkon me frymën universale të të drejtave të njeriut e në disa raste, tashmë të dokumentuara nga raportime të ndryshme, së fundmi edhe nga Avokati i Popullit, ka shkelur në mënyrë flagrante ato drejta.

Andaj, kërkojmë që urgjentisht të amadamentohet ligji për Dhomat e Specializuara ashtu që nenet më problematike të ndryshohen e kjo gjykatë të shndërrohet në trup gjykues që sjell drejtësi. Kështu siç është, ajo riprodhon padrejtësi në njërën anë dhe shtrembëron historinë e luftës çliruese të UÇK-së në anën tjetër.

Gjykatat që sjellin padrejtësi duhet t’i kundërshtojmë fuqishëm sepse ato nuk flasin në emër të popullit të Kosovës.

Prandaj ftojmë secilin, që nesër, me 24 dhjetor, nga ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” të protestojmë kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?