Petkoviq: E dimë se çfarë është duke përgatitur Prishtina, ne do ta mbrojmë popullin serb

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se rritja e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë për përdorimin e forcave të armatosura është përgjigja e menjëhershme ndaj kërcënimit me luftë dhe ndaj çdo gjëje që Prishtina po bën për të sulmuar popullin serb në veri të Kosovës. “Ne jemi të […]
“Ne jemi të gatshëm për ta ruajtur paqen, por gjithashtu edhe për t’iu kundërvënë çdo lloj kërcënimi që vie nga Prishtina”, tha Petkoviq për RTS, përcjell Periskopi.
Ai tha se shërbimet shtetërore të Serbisë janë duke bërë punën e tyre dhe se Beogradi e di se çfarë është përgatitur Prishtina dhe se shteti serb do të bëj gjithçka për ta mbrojtur popullin serb në Kosovë. /Periskopi/












