Persona të maskuar e sulmojnë një burrë në Leposaviq, pastaj ia heqin targat e veturës

Policia e Kosovës, ka njoftuar se disa persona të maskuar e kanë sulmuar një burrë në Leposaviq. Përveç sulmit fizik, viktimës i janë hequr edhe targat e veturës. Ky rast, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ka ndodhur me 28 dhjetor. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të […]
Përveç sulmit fizik, viktimës i janë hequr edhe targat e veturës.
Ky rast, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ka ndodhur me 28 dhjetor.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Në njoftim nuk jepen detaje se çfarë lloji të targave mbante viktima, ato RKS apo KM.












