Pasiguria: Gjykatësit shqiptarë nga veriu shpërngulen në jug të Mitrovicës

Gjykatësit shqiptarë, si dhe i tërë stafi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës – divizioni penal, të cilët kanë shërbyer në objektin e kësaj gjykate në veri të Mitrovicës, janë shpërngulur të martën në objektin e Gjykatës Themelore – divizioni civil, i cili ndodhet në jug të këtij qyteti. Kjo, për shkak të pasigurisë dhe pamundësisë […]
Kjo, për shkak të pasigurisë dhe pamundësisë së lëvizjes së lirë, pas vendosjes së barrikadave më të reja sot në atë pjesë të Mitrovicës.
Një pjesë e gjykatësve dhe personelit tjetpër shqiptarë, së bashku me kolegët e tyre serbë, kishin filluar punën në veri të Mitrovicës në vitin 2017, ku sipas marrëveshjes së Brukselit ishte përcaktuar që divizioni penal i Gjykatës Themelore në Mitrovicë të fillojë punën në objektin e veriut të Mitrovicës, ndërsa divizioni civil në jug, përkatësisht në objektin e ish-Jugobankës.












