Para disa ditësh e bëri temë peshën e saj, presidentja sonte i jep jehonë veshjes së uniformës te FSK’ja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë gogja kohë në arsyetimin e saj pse sot veshi uniformë gjatë vizitës në FSK, transmeton Periskopi. ‘’Veshje taktike quhet, sepse pjesë e vizitës ka qenë. Pjesë e vizitës ka qenë demostrimi i forcës në terren, disa ushtrime që automatikisht këkojnë që cilido merr pjesë aty, të ketë veshje […]
‘’Veshje taktike quhet, sepse pjesë e vizitës ka qenë. Pjesë e vizitës ka qenë demostrimi i forcës në terren, disa ushtrime që automatikisht këkojnë që cilido merr pjesë aty, të ketë veshje të tillë. Meqenëse ka pasë ushtrime të shumta në terren dhe demostrime, natyrisht janë kërkesa ushtarake protokollare që veshja të jetë e tillë. Ka qenë vlerësim i përbashkët. Kjp gjë ndodh edh në shumë vende të botës.’’, tha ajo në Rubikon.
“Nuk ka të bëjë me situatën që e kemi, por ka qenë vlerësim i përbashkët që për shkak të demonstrimit të FSK-së që është bërë dhe natyrisht, terreni që e viziton e përcakton edhe veshjen. Nuk ka ndonjë mesazh politik prapa kësaj, është çështje e protokollit ushtarak dhe ne e respektojmë”, është shprehur Osmani.
Kujtojmë që në fjalimin e saj vjetor para Kuvendit temë u bë pesha e saj, gjë që u hap si e tillë nga vet presidentja dhe u pa si diçka e paprecendentë./PERISKOPI/












