Osmani vazhdon me kritika drejt ndërkombëtarëve: Shpresoj të ndryshojë qasja e tyre drejt Serbisë

Presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar qasjen e ndërkombëtarëve drejt Serbisë, duke thënë se shpreson se kjo qasje e tyre do të ndryshojë, përcjell Periskopi. Pavarësisht kësaj, Osmani thotë se ka një dallim si e shohin ndërkombëtarët Vuçiqin tash për dallim si e kanë parë atë para dy muajve. “Unë nuk kam shpresa që Serbia do […]
Pavarësisht kësaj, Osmani thotë se ka një dallim si e shohin ndërkombëtarët Vuçiqin tash për dallim si e kanë parë atë para dy muajve.
“Unë nuk kam shpresa që Serbia do t’i ndryshojë strategjitë, do të vazhdojë të bëjë strategji të rrezikshme. Çfarë duhet të ndryshojë është qasja që komuniteti ndërkombëtarë ka në raport me Serbinë dhe shpresoj shumë që do ta kuptojnë vazhdimisht që Vuçiqi nuk është pro Perëndimorë, por është pro Rusi, që Vuçiqi nuk do të ndryshojë kurs, por do të vazhdojë të përdorë dhunën, rrjedhimisht çdo taktikë për ta marrë atë me të mirë vetëm sa do ta inkurajojë atë për të përdorur dhunë kundër fqinjve”.
“Nëse ndërkombëtarët përfundimisht binden që Vuciq nuk është ai pro Perëndimori dhe ne do të punojmë që ata të binden dhe jemi në rrugë të drejtë për këtë. Të jemi realist se tash është një dallim shumë i madh se si bota perëndimore e sheh sot Vucicin dhe si e ka parë para dy muajve”.
“Para dy muajve e kanë parë si atë paqebërësin, personin me të cilin mund të bëhet paqja, sot gjithnjë e më shumë komuniteti ndërkombëtarë e shohin që Vucici është ai që po i fryen zjarrit”, thotë Osmani në Klankosova . /Periskopi/












