Osmani: Asociacionin s’e themeloj unë – Përtej vendimit të Kushtetueses, s’duhet të synojë askush

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se nuk është kundër themelimit të Asociacionit, por ashtu siç e parasheh Gjykata Kushtetuese, transmeton Periskopi. E kur ndërhyet nga Adriatik Kelmendi në Rubikon se megjithatë Asociacioni nuk po themelohet, Osmani i thotë se Kushtetuesja nuk e thotë që atë duhet ta bëjë presidentja. ‘’Për Asociacionin ka një nen […]
E kur ndërhyet nga Adriatik Kelmendi në Rubikon se megjithatë Asociacioni nuk po themelohet, Osmani i thotë se Kushtetuesja nuk e thotë që atë duhet ta bëjë presidentja.
‘’Për Asociacionin ka një nen në dokumentin e vitit 2015 që kërkon patjetër të kalojë nëpër gjykatën kushtetuese, duke respektuar Kushtetuesen, po e respektojmë vet atë. Asociacionin nuk e themeloj unë, ai i është i paraparë si një mundësi edhe në ligjet aktuale të Kosovës, edhe fare pa i ndryshuar, ku parashohin se komunat mund të bashkohen me njëra tjetrën në formë OJQ ku ato lobojnë bashkë te niveli qendror. Kushtetuesja ka konstatuar se kur bashkohen se nuk mund të jenë njëetnike, të kenë kompetenca ekzekutive dhe nuk mund të jenë nivel i ndërmjetmë mes atij lokal dhe qendror. Kushtetuesja asnjëherë s’ka thënë që duhet të cohet presidentja të formojë Asociacion. Por ligjet e lejojnë të bashkohen si OJQ. Asnjëherë nuk kemi ndaluar dicka të tillë që ka lejuar Kushtetuesja. Përtej vendimit, nuk duhet të shkojmë e as të synojë askush.’’, tha ajo.
Në fund thekson se në takimin e saj me Blinkenin në Amerikë, ai u ka thënë se nuk kërkojnë asgjë përtej asaj që lejon Gjykata Kushtetuese e Kosovës./PERISKOPI/












