Njësia e deminimit arrin në aeroport

Njësia Speciale “K9” e deminimit në Policinë e Kosovës ka arritur në aeroportin e Prishtinë pas kërcënimit me bombë. Aeroporti “Adem Jashari” është mbyllur përkohësisht pas kërcënimit me bombë dhe të gjitha njësitë relevante janë në Sllatinë. Kujtojmë se të gjithë pasagjerët dhe personeli janë evakuuar nga hapësirat e aeroportit. Policia e Kosovës, thotë sot […]
Aeroporti “Adem Jashari” është mbyllur përkohësisht pas kërcënimit me bombë dhe të gjitha njësitë relevante janë në Sllatinë.
Kujtojmë se të gjithë pasagjerët dhe personeli janë evakuuar nga hapësirat e aeroportit.
Policia e Kosovës, thotë sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.
Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim”. /Periskopi/












