Nis protesta e organizuar nga PSD kundër Gjykatës Speciale

Ka nisur protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate, e planifikuar për në orën 14:00. Kjo protestë ka për qëllim kundërshtimin e Gjykatës Speciale. Protesta po mbahet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Protesta pason vendimin e Gjykatës Speciale kundër komandantit të UÇK-së, Sali Mustafa, i cili u dënua me 26 vite burgim. Në protestë shihen […]
Kjo protestë ka për qëllim kundërshtimin e Gjykatës Speciale. Protesta po mbahet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.
Protesta pason vendimin e Gjykatës Speciale kundër komandantit të UÇK-së, Sali Mustafa, i cili u dënua me 26 vite burgim.
Në protestë shihen një numër i madh i qytetarëve, duke mbajtur në pankartat e tyre emrin e Sali Mustafës si dhe flamurin e UÇK-së.













