Molliqaj: Propaganda thërriste që fundi i vitit të interpretohej si sukses e përparim, por ato mungonin

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ua ka uruar Vitin e Ri qytetarëve. Ai në Facebook ka shkruar se viti që shkoi sfidoi çdo arritje dhe se ishte i vështirë. Molliqaj tha se përpjekja për propagandë nuk kaloi pa u dalluar. “Viti që shkoi sfidoi çdo arritje tonën si shoqëri. Ishte vit i vështirë. Por […]
Ai në Facebook ka shkruar se viti që shkoi sfidoi çdo arritje dhe se ishte i vështirë.
Molliqaj tha se përpjekja për propagandë nuk kaloi pa u dalluar.
“Viti që shkoi sfidoi çdo arritje tonën si shoqëri. Ishte vit i vështirë. Por një punë e madhe u kry, përpjekja për propagandë nuk kaloi pa u dalluar. Ajo thërriste që fundi i vitit të interpretohej si sukses dhe përparim, në ndërkohë që ato ishin të munguara. E prandaj viti i ardhshëm do të jetë vit i shpresës dhe organizimit”, ka shkruar ai.












