Ministre Haxhiu për Vettingun: Sfidë e kemi sigurimin e votave nga Lista Serbe

Ministre Haxhiu për Vettingun: Sfidë e kemi sigurimin e votave nga Lista Serbe

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paraqitur pakon e dokumenteve për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar. Haxhiu thotë tha se sistemi i drejtësisë është shtyllë kryesore e funksionimit demokratik të një shteti, dhe si e tillë ka qenë e nevojshme procesi i Vettingut. Në Komisionin Ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar, që […]

Haxhiu thotë tha se sistemi i drejtësisë është shtyllë kryesore e funksionimit demokratik të një shteti, dhe si e tillë ka qenë e nevojshme procesi i Vettingut.

Në Komisionin Ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar, që ndryshe njihet edhe si Komisioni i Vettingut, Haxhiu ka thënë se janë marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ajo tha se ky proces ka qenë ndër objektivat kryesore të kësaj qeverie.

“Ne patëm kërkuar që ta kemi një opinion nga Venecia dhe opinioni i tyre ndonëse nuk e përkrah 100 për qind atë që e ka propozuar Qeveria për një Vetting të përgjithshëm zë sistemit të drejtlsisë, ne megjithatë kemi marrë për bazë ato vërejtje. Jemi pajtuar me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe e dimë që këto rekomandime nuk janë të obligueshme, ne e kemi bërë këtë, madje në seancën e Komisionit të Venecias ku u diskutua Projektligji për Byronë Kosovare të Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, morëm fjalë të mëdha nga komisioneri, i cili deklaroi se Kosova është shembull i marrje së rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, tha Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se procesi i Vettingut është një ndër proceset më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë. Por krahas kësaj, Qalaj kërkoi Vetting edhe për sistemin e sigurisë.

Por, ministrja Haxhiu tha se një Vetting edhe për sistemin e sigurisë është në plan-program të kësaj Qeverie. Tha se me këtë po punon Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan Ekonomiaonline.

“Është më e lehtë dhe siç e dini ne e kemi në program edhe Vettingun në sistemin e policisë. MPB është duke punuar në këtë drejtim dhe rrethanat në veri ka bërë që mos të dakordohemi më shumë në këtë proces. Është më lehtë sepse nuk ka nevojë për ndryshime Kushtetuese”, tha ajo.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, pyeti nëse janë duke punuar në atë drejtim për të siguruar votat e deputetëve joshumicë për të votuar ndryshimet Kushtetuese.

Për këtë, Haxhiu tha se do të jetë goxha sfiduese por që kërkoi ndihmën edhe të partive opozitare dhe bashkësisë ndërkombëtare.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?