Milazim Krasniqi- Dimal Bashën: T’i thuhet KFOR’it “lësho udhë” duhet të jesh shumë budalla

Milazim Krasniqi- Dimal Bashën: T’i thuhet KFOR’it “lësho udhë” duhet të jesh shumë budalla

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka folur për deklaratën e deputetit të VV’së, Dimal Basha, i cili i tha KFOR’it “nëse dëshiron të qëndrojë indiferent ndaj kriminelëve, atëherë sipas tij “le t’ia lëshojë udhën Policisë së Kosovës”. Krasniqi tha se t’i thuhet KFOR-it lësho rrugë duhet të jesh budalla. “T’i thuhet KFOR-it “lësho udhë”, duhet të […]

Krasniqi tha se t’i thuhet KFOR-it lësho rrugë duhet të jesh budalla.

“T’i thuhet KFOR-it “lësho udhë”, duhet të jesh shumë budalla. Nëse KFOR do të lëshonte udhë, duke injoruar rezolutën 1244, vakumin do ta mbushte policia dhe ushtria e Serbisë. Kaq gjë do të duhej ta dinte edhe deputeti më injorant edhe këshilltari më spekulant”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Kërkesa e SHBA dhe e BE-së ka qenë që çështja e targave të shtyhej për dhjetë muaj. Qeveria Kurti nuk i dëgjoi. Po të shtyhej zbatimi i atij vendimi, nuk do të dilnin serbët nga institucionet, nuk do të shpalleshin e shtyheshin zgjedhjet lokale atje, nuk do të kishte sulme ndaj institucioneve atje, nuk do të kishte arrestime e rrjedhimisht nuk do të kishte barrikada. Pra, refuzimi ndaj SHBA e BE-së ia ka dhuruar Serbisë pretekstin për prodhimin e kësaj krize zingjirore, në dëm të stabilitetit të Kosovës. Pa e kuptuar këtë gabim, qeveria Kurti nuk mund të dalë nga qorrsokaku. Ndërsa, duke e etiketuar KFOR-in, siç po bëjnë disa zyrtarë të LVV, qeveria vetëm mund ta përkeqësojë pozitën e vet. Pse? Sepse KFOR ka mandatin nga rezoluta 1244 dhe i ka vlerësimet e veta. Nuk vepron sipas humorit të Albin Kurtit dhe fanatikëve të tij fantastë. Nëse ka deputet e këshilltarë politikë të Kurtit, që nuk kuptojnë kaq send, mjerë për ne! T’i thuhet KFOR-it “lësho udhë”, duhet të jesh shumë budalla. Nëse KFOR do të lëshonte udhë, duke injoruar rezolutën 1244, vakumin do ta mbushte policia dhe ushtria e Serbisë. Kaq gjë do të duhej ta dinte edhe deputeti më injorant edhe këshilltari më spekulant. Në të vërtetë, disa politikanë nuk e patën kuptuar mandatin e KFOR-it as në vitin 2004, por na ndodhi hataja. Ata që mbajnë mend, e dinë si përfundoi tragjikisht konfrontimi me KFOR-in. Pra, këshilla ime modeste për këta injorantë e aventurierë është: me KFOR-in mos u kruani. Vazhdoni të llomotitni në rrjete sociale kundër ne shqiptarëve, boll e keni atë mision pervers.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?