Mbi 100 policë dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës këtë vit

Mbi 100 policë dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës këtë vit

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani mbi 1 200 pjesëtarë kanë dhënë dorëheqje vullnetare, përderisa këtë vit llogaritet se mbi 100 policë ta kenë lënë këtë institucion. Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës. Sipas tij, dorëheqjen kanë ardhur si shkak […]

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani mbi 1 200 pjesëtarë kanë dhënë dorëheqje vullnetare, përderisa këtë vit llogaritet se mbi 100 policë ta kenë lënë këtë institucion.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Sipas tij, dorëheqjen kanë ardhur si shkak i pagave të ulëta edhe kushteve të tjera.

“Edhe kjo çështje është shqetësuese në Policinë e Kosovës sepse jo vetëm tani po në vazhdimësi kemi dorëheqje vullnetare dhe ta them kështu që nga themelimi i Policisë së Kosovës i kemi diku mbi 1 200 dorëheqje vullnetare”.

“Vetëm këtë vit kemi mbi 100 zyrtarë policorë që kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga Policia e Kosovës dhe kryesisht këto dorëheqje janë për shkak të pagave të ulëta edhe kushteve të tjera”, shpjegoi kryetari i SPK.

Sindikata e Policisë së Kosovës po e sheh shumë shqetësuese faktin që zyrtarët policorë përkundër punës së tyre, pas moshës 65 vjeçare do të marrin pension të pleqërisë.

Zeqiri tha se prioritet e kanë pensionimin e parakohshëm të policëve qysh në moshën 55 vjeçare. Ai gjithashtu tha se pagat që marrin ky institucion janë shumë të ulëta krahasuar me institucionet e tjera.

“Prandaj jemi pa pension aktualisht dhe ligji për pensionimin e zyrtarëve policorë në moshën 55 vjeçare është njëra ndër prioritetet përkundër edhe shumë prioriteteve tjera. Jo, mos të themi vetëm për zyrtarë policorë, por definitivisht ndoshta jemi më keq se të gjitha institucionet tjera”.

Kur Zeqiri foli për pajisje logjistike ai tha se përkundër që kanë pranuar tenderë për këtë furnizim me uniforma dhe veshmbathje për policë, prapë ka mungesa të dukshme.

“Aktualisht është bërë një furnizim edhe me këpucë edhe me çizme mirëpo nëse flasim për numrin e përgjithshëm të policisë apo në krejt territorin e policisë, ende kemi mungesa edhe të çizmeve, edhe të këpucëve edhe të uniformave, edhe kjo është si pasojë e moskalimit të disa tenderëve”, shtoi tutje Zeqiri

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?