Marrëveshja Kosovë-Serbi në mars? – Ambasadori Hovenier tregon qëndrimin e ShBA-ve

Marrëveshja Kosovë-Serbi në mars? – Ambasadori Hovenier tregon qëndrimin e ShBA-ve

Derisa i dërguri i Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka jap afatë që deri në mars të 2023 të arrihet një marrëveshje mes vendeve, ShBA nuk ka dhënë ndonjë afat kohor, shkruan Periskopi. Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka thënë se ShBA vlerëson se kjo është një çështje urgjente që punët të avancojnë në mënyrë […]

Derisa i dërguri i Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka jap afatë që deri në mars të 2023 të arrihet një marrëveshje mes vendeve, ShBA nuk ka dhënë ndonjë afat kohor, shkruan Periskopi.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka thënë se ShBA vlerëson se kjo është një çështje urgjente që punët të avancojnë në mënyrë sa më efektive.

”Një gjë që duhet të rikujtojmë është që ne nuk drejtojmë në këto negociata, nuk marrim pjesë në këto negociata dhe s’jemi as ndërmjetësues. Është dialog i ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ka mbështetjen tonë të fortë dhe mendoj që çdo kush që ka kushtuar vëmendje në zhvillimet e fundit ka mundur tëshoh se indikiacionet se sa i fortë ka qenë mbështetja jonë duke përfshirë shumë orë nga koha ime personale në muajt e fundit.

Por pyetja për afatet iu përket ndërmjetësuesve të BE-së.  Lajcakka bërë disa komente ku shpreh shpresën e tij për Marsin 2023 . Unë s’kam diçka më shumë për të thënë. Ajo çfarë mund tëthem është që SHBA-ja beson që kjo është një çështje urgjente dhe shumë e rëndësishme dhe do të bëjmë gjithçka që kjo punëtë avancojë në mënyrën sa më efektive”, tha Hovenier në përgjigje për Periskopin

“Dua të them edhe një gjë të rëndësishme që është relevante nëkontekstin e pyetjeve që keni bërë. Ky është një pozicioni i SHBA-së që s’është i ri. Kur e kemi njohur Kosovën si shtet tëpavarur në vitin 2008 e kemi bërë me kufijtë ekzistues. Dhe dua të përsëris këtë. Dua të sigurohem që njerëzit ta kuptojnë që nga perspektiva jonë veriu i Kosovës ka konsideratë më te veçantë, është pjesë e Republikës së Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu. Dua që ta theksoj këtë sepse ka pyetje të shumta për veriun e Kosovës. Unë dua t’iu siguroj që pozicioni i SHBA-së ështëshumë i qartë , është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, e konsiderojmë ashtu dhe e trajtojmë ashtu.

Duke e pranuar që punojmë shumë ngushtë me partnerët ndërkombëtar, KFOR-in dhe EULEX-in dhe tjerët për nevojën e vëmendjes dhe përkushtimit dhe marrjes së veprimeve të veçanta për t’u siguruar se qytetarët e Kosovës dhe ata që jetojnë në veri të Kosovës së bashku marrin garanci dhe mbrojtje nga shteti. Por është pjesë e Republikës së Kosovës”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?