Lushtaku: Ka bazë të mirëfilltë që Gjykata Kushtetuese të pezullojë Ligjin për Zyrtarë Publikë

Lushtaku: Ka bazë të mirëfilltë që Gjykata Kushtetuese të pezullojë Ligjin për Zyrtarë Publikë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë. Lushtaku, në një konferencë për media, tha se Gjykata Kushtetuese ka bazë të mirëfilltë që ta pezullojë këtë ligj pasi sipas tij ka katër pika ku ka shkelje. “Realisht në këtë fundvit nuk do duhej të jetë, por […]

Lushtaku, në një konferencë për media, tha se Gjykata Kushtetuese ka bazë të mirëfilltë që ta pezullojë këtë ligj pasi sipas tij ka katër pika ku ka shkelje.

“Realisht në këtë fundvit nuk do duhej të jetë, por pe përmbyllim këtë vit me një paraqitje tjetër në Gjykatën Kushtetuese ku mendojmë se do të ketë edhe një shkelje të radhës të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

“Sot me kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës kemi ardhur në Gjykatën Kushtetuese për të paraqitur kërkesën për kushtetutshmërinë e ligjit për zyrtarët publikë që ne mendojmë që kanë bërë një shkelje të radhës të Kushtetutës. Janë shkelur dinjiteti i nëpunësve publikë dhe civilë dhe prandaj kemi menduar që në katër pika të shkeljes së këtij ligji t’i paraqesim këtu”.

“Ka bazë të mirëfilltë që Gjykata Kushtetuese të pezullojë ligjin për zyrtarët publikë”, tha Lushtaku.

Mes tjerash, Lushtaku tha se vitin 2022 e kemi nisur mbrapsht pasi Qeveria Kurti në shumë aspekte ka dështuar.

“Vitin 2022 e kemi filluar mbrapsht pasi Qeveria Kurti dhe mazhoranca në çdo aspekt ka dështuar në pjesën kryesore të qeverisjes, implementimin e planit të veprimit dhe prioritetet e saj. Ka dështuar në ndihmesën e qytetarëve dhe kemi krizë të thellë ekonomike” u shpreh Lushtaku.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ditë më parë e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për zyrtarët publikë ku 62 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e tij dhe prej tyre 58 kanë votuar për, dhe katër kanë abstenuar.

Tri partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk kanë marrë pjesë në votim.

Lidhur me ligjin për zyrtarët publikë të miratuar në Kuvend, kanë reaguar nga Bashkimi Evropian, duke shprehur shqetësim me disa dispozita të këtij ligji.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?