Kurti pas largimit të barrikadave: S’ka pasur marrëveshje, ka pasur takime me KFOR, EULEX e ambasador të QUINT

Kryeministri Kurti ka folur ps largimit të barrikadave në veri të Kosovës, duke mohuar se nuk ka pasur ndonjê marrëveshje të fshehtë, për të cilën dyshuan shumë personalitete të politikës e analistë. Gjatë një interviste dhënë për Kosova Press, Kurti tha se ka pasur takime e bisedime me KFOR, EULEX e ambasador të QUINT. “Nuk […]
Kryeministri Kurti ka folur ps largimit të barrikadave në veri të Kosovës, duke mohuar se nuk ka pasur ndonjê marrëveshje të fshehtë, për të cilën dyshuan shumë personalitete të politikës e analistë.
Gjatë një interviste dhënë për Kosova Press, Kurti tha se ka pasur takime e bisedime me KFOR, EULEX e ambasador të QUINT.
“Nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje të fshehtë. Ka pasur takime me KFOR-in dhe ka pasur takime me EULEX dhe ka pasur takime me ambasadorët e QUINT-it, në veçanti me atë të ShBA-së. Meqë rast ne vazhdimisht kemi thënë se durimi i qytetarëve dhe qeverisë po shteron, andaj ne japim ca më shumë kohë dhe ca më shumë hapësirë KFOR-it, por kjo nuk mund të jetë e pafundme. Por gjithashtu, nga takimet që kemi pasur kemi filluar të vërejmë angazhimin e tyre të shtuar drejt largimit të atyre barrikadave, andaj në ditën e diel e patëm thënë se është çështje ditësh se kur do të largoheshin këto barrikada. Nëse nuk do të largoheshin nga KFOR-i atëherë do të detyrohej Policia e Kosovës ta bënte këtë. Ajo mua më ka bindur drejtpërdrejtë kur i kam vizatuar se e ka jo vetëm vullnetin por edhe kapacitetet për largim efikas të atyre barrikadave”, thotë ai.
Megjithatë, ai thotë se është bërë mirë që barrikadat i hoqën vet, sesa të detyrohej ta bënte Policia e Kosovës. Derisa tregon edhe grupet kriminale që kanë qenë prapa barrikadave në veri.
“Ne i kemi dhënë më shumë kohë KFOR-it, pasi nga informacionet që merrnim u bë e qartë se në veri të Kosovës filluan të qarkullojnë njerëzit që ose ishin drejtpërdrejtë të inkuadruar ose kishin lidhje me mercenarët e Wagnerit, pastaj me formacionin paramilitarë ujqërit e natës dhe të njëjtën kohë ata përdornin taktika që i përngjajnë ato të vitit 2014 në Ukrainë…Këto barrikada nuk ka qenë aq shumë barrikada kundër qeverisë, sa për bindjen time kanë qenë kundër pluralizmit olitik në komunitetin serb në Kosovë. Kanë qenë barrikada kundër Nenad Rashiq dhe Rada Trajkoviq, mbase më shumë sesa barrikada kundër Albin Kurtit…Arsye tjetër është edhe territorializimi i brendshëm i Kosovës, ku një pjesë të territorit e kontrollon Beogradi. Kjo për ne ka qenë është dhe do të jetë e papranueshme. Kosova ndodhet në binarët e zhvillimit, progresit dhe të demokracisë. Kjo është e pandalshme, por nervozë në Beograd, i shndërruar ndonjëherë edhe në panik, prodhon ndonjëherë edhe barrikada në veri. Të cilat shumë më mirë që po hoqën kështu vetë prej atyre që bllokuan vetën, sesa këtë të detyrohej të bënte Policia e Kosovës”, shton Kurti.












