Kurti: Koha që ia kemi dhënë KFOR-it për heqjen e barrikadave, po kalon me shpejtësi

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se ‘barrikadat nuk do të tolerohen edhe shumë gjatë’ dhe se ‘koha që i është dhënë KFOR-it për heqjen e tyre’ – sic tha Kurti – ‘po kalon me shpejtësi’. Ja deklarata e plotë për gjendjen në veriun e vendit, që Kurti e tha në mbledhjen […]
Ja deklarata e plotë për gjendjen në veriun e vendit, që Kurti e tha në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe që të plotë si më poshtë, e transkripton Periskopi:
‘Në Ministrinë e brendshme kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin duke përfshirë gjithë territorin duke përfshirë edhe veriun.
Zgjedhjet dhe referendum serb nuk u lejuan në Kosovë, janë mbyllur 16 rrugë ilegale, është përmirësuar infrastruktura ujore dhe kanë filluar patrullimet e rregullta në Liqenin e Ujmanit. Në mbarë vendin janë kryer 850 operacione kundër krimit dhe kontrabandës. Këto operacione sigurisht se kanë prishur edhe rehatinë e kriminelëve sidomos në veri të vendit, për të cilët mungesa e ligjit ishte liri.
Sa i përket situatës në komunat në veri të Kosovës, veprimeve dhe vendimeve të Kosovës, i janë kundërvënë kriminelët duke sfiduar organet e ligjit por duke rrezikuar edhe sigurinë e vetë.
Këta kriminelë të sanksionuar edhe nga SHBA e BE, po mbështeten nga Serbia për destabilizimin e rajonit.
Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë me kriminelët por do t’i arrestojnë ata.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dalin përmes zgjedhjeve të lira.
Vendosja e barrikadave në rrugë, është veprim i paligjshëm dhe nuk do të tolerohet.
Në përputhje me vlerësimet e sigurisë ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar, por kjo kohë po shkon me shpejtësi.
Kjo hapësirë që i është dhënë KFOR-it, por një gjë duhet të kuptohet se nuk mund të qëndrojnë edhe parimi i lëvizjes së lire edhe barrikadat që pengojnë lëvizjen e lirë’. /Periskopi