Kurti: Ftoj të gjithë serbët të aplikojnë për punë në institucionet e Kosovës

Kurti: Ftoj të gjithë serbët të aplikojnë për punë në institucionet e Kosovës

Kryeministri, Albin Kurti ka ftuar serbët e Kosovës që të aplikojnë për punë në institucionet e vendit në mënyrë që të mbushin zbrazëtirat e krijuara pas dorëheqjeve kolektive të serbëve në nëntor të këtij viti. Kreu i ekzekutivit është kujdesur edhe këtë herë që qytetarëve serbë t’iu drejtohet në serbisht, në mënyrë që të marrin […]

Kryeministri, Albin Kurti ka ftuar serbët e Kosovës që të aplikojnë për punë në institucionet e vendit në mënyrë që të mbushin zbrazëtirat e krijuara pas dorëheqjeve kolektive të serbëve në nëntor të këtij viti.

Kreu i ekzekutivit është kujdesur edhe këtë herë që qytetarëve serbë t’iu drejtohet në serbisht, në mënyrë që të marrin mesazhin.

Ai në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se nuk dëshiron që zbrazëtirat e krijuara pas dorëheqjeve të imponuara të serbëve t’i mbushin me shqiptarë.

“Rritja ekonomike e këtij viti është 4% e bruto produktit kombëtar, kjo sjell optimizëm për ekonominë dhe njëherësh mirëqenie për të gjithë qytetaret sepse me ndihmën e masave sociale ne do ta ndajmë këtë rritje për të gjithë ju, dhe më së shumti atyre që kanë nevojë. Ne dëshirojmë paqe dhe përparim shoqëror. Vitin e ardhshëm, do të ndajmë një fond prej disa milionë eurosh për të gjitha kompanitë që do të punësojnë një fuqi punëtore multietnike, multikulturore, hendeku që ekziston brenda institucioneve tona të përbashkëta pas dorëheqjeve kolektive, kryesisht të imponuar, të disa qindra serbëve, ne nuk duam që ato t’i plotësojmë me shqiptarë, prandaj ftoj të gjithë serbët nga Kosova të aplikojnë për këto vende pune dhe posaçërisht serbët të cilët nuk e kanë pasur rastin deri tani”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit theksoi edhe njëherë se Kosova është shtet i të gjithëve, pavarësisht përkatësisë kombëtare, fetare apo shoqërore.

Sundimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të drejtat e komuniteteve pakicë janë vlera evropiane për të cilat, Kurti tha se Kosova angazhohem gjithmonë.

Sipas Kurtit, ekziston vetëm një zgjidhje demokratike paqësore e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo është njohja reciproke dhe marrëdhëniet reciproke.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?