Kur Pacolli tregonte se si ‘guximtarët’ e Pecit e lusnin që të kthehej nga Stambolli për ta votuar Vjosa Osmanin Presidente

Kur Pacolli tregonte se si ‘guximtarët’ e Pecit e lusnin që të kthehej nga Stambolli për ta votuar Vjosa Osmanin Presidente

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli në kohën kur ishte votuar Vjosa Osmani si Presidente kishte thënë se është kthyer nga Stambolli me avion privat për të votuar Osmanin si presidente. “Unë jam deputet i Kuvendit të Kosovës, kam edhe një parti e cila ka bile edhe disa asamblistë nëpër komuna që tani i ka votuar. […]

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli në kohën kur ishte votuar Vjosa Osmani si Presidente kishte thënë se është kthyer nga Stambolli me avion privat për të votuar Osmanin si presidente.

“Unë jam deputet i Kuvendit të Kosovës, kam edhe një parti e cila ka bile edhe disa asamblistë nëpër komuna që tani i ka votuar. Konsideroj se kam një respekt nga njerëzit ku shkoj. Askënd s’e kam gënjyer, askënd s’kam mashtruar, s’e kam zhvatur buxhetin, s’kam marrë as pagë, s’di çka është me marrë pagë për Kosovën”, ishte shprehur Pacolli.

Pacolli kishte treguar si e kishin ftuar për të ardhur e për të votuar Osmanin.

“Unë kam qenë në Stamboll. Fëmijët e mi erdhën prej Zvicrës, unë i prita në Stamboll. I kam futur në aeroplanin tim duke u mbyll dera, se ne shkonim në pushim me fëmijët e mi. Vjen një telefonatë prej Prishtinës: “Ju lutem kthehuni se sot do të ketë votim për presidenten”. Unë u dashtë me ju thanë fëmijëve të mi që e kishin prit pushimin: “shkoni ju e unë vijë nesër”, deklaronte ai për RTK-në.

“Unë e kam marrë një aeroplan tjetër privat, e kam paguar 90 mijë euro prej Stambollit, kam ardhur në Prishtinë e kam votua zonjën Osmani dhe jam kthyer prapë në Stamboll, e kam marrë avionin tjetër dhe kam shkuar te fëmijët e mi”, ka thënë ai.

Madje Pacolli thoshte se asnjëherë nuk është falënderuar për këtë veprim.

“Asnjëherë, as Vjosa Osmani s’më ka thirr. Tre mesazhe ia kam dërguar Vjosa Osmanit’, kishte thënë ai.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?