Kulla: Për ta ruajtur Kosovën duhet të bëhen gati për një luftë, KFOR-i merr urdhra nga Brukseli

Ilir Kulla, analist tha se Ivanoviç është vrarë me një gjuajtje shumë të largët që mund të jetë e njëjta dorë nga politika që bëhet në Moskës. Ai u shpreh se për ta ruajtur Kosovën duhet të bëhen gati për një luftë, edhe pse nuk janë gati aspak, pasi i kërkohet përgjegjësi KFOR-it. “Unë nuk […]
Ai u shpreh se për ta ruajtur Kosovën duhet të bëhen gati për një luftë, edhe pse nuk janë gati aspak, pasi i kërkohet përgjegjësi KFOR-it.
“Unë nuk e di kush është konkretisht dora, por kur është vrarë Ivanoviç, unë kam thënë se është vrarë me një gjuajtje shumë të largët që mund të jetë e njëjta dorë nga politika që bëhet në Moskës, për të mos humbur atë që e kanë qysh në Luftën e Parë Botërore. Për ta ruajtur Kosovën duhet të bëhen gati për një luftë, edhe pse nuk janë gati aspak. Nëse do të kishte një luftë me Serbinë me Kosovën, e vetmja përgjegjësi i kërkohet KFOR-it, dhe rezolutë 1244. Të gjithë duhet të kenë të qartë se KFOR-i është instrument i NATO-s dhe nuk merr urdhra askush, përpos Brukselit”, tha ai në RTV Ora.












