KFOR: Janë planifikuar takime në mes palëve për situatën në veri

KFOR: Janë planifikuar takime në mes palëve për situatën në veri

Misioni Paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, po heton incidentin indirekt zjarri më 25 dhjetor në afërsi të patrullës së KFOR-it të NATO-s. KFOR përmes një komunikate për media ka theksuar se incidenti është shkaktuar nga persona të panjohur, të armatosur në zonën e Zubin Potokut. “Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet […]

KFOR përmes një komunikate për media ka theksuar se incidenti është shkaktuar nga persona të panjohur, të armatosur në zonën e Zubin Potokut.

“Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve”, thuhet në njoftim.

“Duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”.

KFOR-i  pret që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve.

“Ne i nxisim të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut”.

Po ashtu, në këtë komunikatë është ritheksuar mbështetja e Komandantit të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, për dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës.

“Ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces”.

KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit.

“Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen me dialog”.

Gjatë mbrëmjes të së dielës janë raportuar për të shtëna në komunën e Zubin Potokut, gjithashtu, burime pranë redaksisë Dukagjini kanë bërë të ditur se është sulmuar një ekip i KFOR-it në këtë komunë.

Ata kanë sulmuar njësinë letoneze të KFOR-it.

Gjithashtu, edhe Policia e Kosovës ka dalë më një njoftim pas raportimit për të shtëna pranë Zubin Potokut, Policia ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj tyre e as ndonjë shkëmbim zjarri në mes policisë apo ndonjë grupi.

Me anë të një komunikate për media, policia ka theksuar se PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?