Ish-udhëheqësja e Mianmarit, fituese e Nobelit, dënohet me 33 vjet burgim

Ish-udhëheqësja e Mianmarit, fituese e Nobelit, dënohet me 33 vjet burgim

Ish-udhëheqësja e demokracisë së Mianmarit [Birmani], Aung San Suu Kyi, u dënua me shtatë vjet të tjera burgim, pasi seria e saj e gjatë e gjyqeve përfundoi të premten dhe ajo do të përballet me më shumë se tri dekada prapa grilave. Ajo u burgos nga ushtria që mori pushtetin në gushtshtetin e vitit të […]

Ajo u burgos nga ushtria që mori pushtetin në gushtshtetin e vitit të kaluar. Suu Kyi, 77 vjeçe, është dënuar për çdo akuzë të ngritur kundër saj, duke filluar nga korrupsioni deri te posedimi i paligjshëm i pajisjeve të komunikimit, si dhe shpërfillja e kufizimeve të COVID-19.

Më 30 dhjetor ajo u dënua më shtatë vjet të tjera burgim për pesë akuza për korrupsion në lidhje me punësime, mirëmbajtjen dhe blerjen e një helikopteri për një ministër të qeverisë, rast në të cilin ajo dyshohet se i shkaktoi “një humbje shtetit”.

Suu Kyi, e dënuar me një total prej 33 vjetësh burgim pas 18 muajsh procese gjyqësore që grupet e të drejtave të njeriut i kanë cilësuar si mashtrim, u shfaq në gjendje të mirë shëndetësore, i tha AFP-së një burim i informuar mirë për rastin.

“Të gjitha rastet e saj kanë përfunduar dhe nuk ka më akuza kundër saj”, tha burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim pasi nuk ishte i autorizuar të fliste për mediat.

Gazetarëve u është ndaluar të marrin pjesë në seanca dhe avokatëve të Suu Kyi u është ndaluar të flasin me mediat.

Ish-presidenti i Mianmarit, Win Myint, i cili u akuzua bashkë me Suu Kyi në gjyqin e fundit, mori të njëjtin dënim, tha burimi, duke shtuar se të dy do të apelonin.

Që nga fillimi i gjyqit të saj, Suu Kyi është parë vetëm një herë dhe atë në fotografitë e transmetuara nga media shtetërore.

Kryesisht, mesazhet e saj janë transmetuar nga avokatët mbrojtës./REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?