Ischinger i kërkon BE-së të veprojë urgjentisht në veri

Ischinger i kërkon BE-së të veprojë urgjentisht në veri

Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi gjatë vitit 2007-2008, Wofgang Ischinger, ka fajësuar Serbinë për situatën e tensionuar në Veri, derisa ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të veprojë urgjentisht. “Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprim/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, […]

“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprim/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?”, ka shkruar Ischinger në Twitter, duke i ka bërë “mention” Josep Borrell dhe Ursula von der Leyen.

Ischinger ka shpërndarë edhe një artikull të “The Economist”, me titull “Kosova dhe Serbia sërish në prag të konfliktit”.

Artikulli i The Economist nis me detajet për serbët që qëndrojnë në Rudarë.“Në fshatin Rudare vendasit enden në rrugë dhe i ngrohin duart mbi mangallat flakëruese. Kamionët bllokojnë rrugën. Një makinë shkarkon një grup personash të maskuar. Më 10 dhjetor u ngritën barrikada në të gjithë veriun e Kosovës, ku shumica e banorëve janë serbë etnikë. Diplomatët nga Amerika dhe Bashkimi Evropian po punojnë jashtë orarit për të qetësuar një situatë shpërthyese. Në muret e pjesës etnike-serbe të qytetit afër të ndarë të Mitrovicës, dikush ka lyer me spërkatje kreshtën e një “Brigade Veriore” misterioze. Nëse është një organizatë sekrete paraushtarake apo një fushatë për t’i bërë njerëzit të besojnë se ekziston një e tillë – askush nuk e di.”“Që nga përfundimi i luftës së Kosovës në vitin 1999, krizat kanë ardhur dhe kanë shkuar në veri të vendit.

Diplomatët nxitojnë dhe barrikadat zbresin. Por ky ndihet më i rrezikshëm se zakonisht. Në nëntor përfaqësuesit e pakicës serbe të Kosovës u tërhoqën nga institucionet qeveritare të vendit”, shkruan The Economist.The Economist shkruan se ende është e paqartë nëse Kurti dhe Vuçiq mund të pranojnë propozimet e diplomatëve.

“Kurti thotë se është i gatshëm të gjejë një zgjidhje dhe të normalizojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, është e paqartë nëse ai ose zoti Vuçiç mund të pranojnë shkëmbimet që diplomatët po propozojnë. Ata kërkojnë që Serbia ta trajtojë Kosovën si shtet, edhe pse pa e njohur atë zyrtarisht. Kosova duhet të zbatojë një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2013 (edhe pse ajo u refuzua nga z. Kurti, i cili atëherë ishte në opozitë) për të formuar një asociacion të komunave me shumicë serbe me autonomi mbi arsimin, kujdesin shëndetësor dhe portofolet e tjera”, raporton The Economist.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?