Ibrahimi: Komunat shpenzuan 65% të mjeteve për investime kapitale, Qeveria dështoi në këtë drejtim

Ibrahimi: Komunat shpenzuan 65% të mjeteve për investime kapitale, Qeveria dështoi në këtë drejtim

Më shumë se 65 për qind e shpenzimeve për investime kapitale kanë harxhuar Komunat e Kosovës. Kjo përqindje synohet që deri në fund të këtij vitit të shkojë deri në 70 për qind, raporton EO. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi. Ai ka thënë se […]

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.

Ai ka thënë se përqindja e shpenzimeve të komunave këtë vit është dukshëm më e lartë se e Qeverisë. Sipas tij, niveli qendror ka më pak shpenzime për investime kapitale, teksa thotë se do t’i teprojnë qindra miliona euro.

“Në bazë të analizave të Asociacionit të Komunave të Kosovës, del se komunat kanë harxhuar deri të premten pasdite më shumë se 65 për qind të mjeteve për investime kapitale dhe duke e marrë parasysh se e kanë këtë javë në dispozicion, atëherë po besojmë se përqindja e shpenzimeve në nivel lokal për investime kapitale, do të shkojë deri në 70 për qind. Në bazë të informatave që kemi, nivelit qendror do t’i teprojnë me qindra miliona euro të cilat kanë qenë të dedikuara për investime kapitale dhe këto investime, qytetari i Kosovës nuk do t’i prekë”, thotë Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se me këtë përqindje të shpenzimeve nga ana e komunave, rritet edhe përqindja e shpenzimeve në nivel qendror, e cila këtë vit është e ulët “për faj të Qeverisë”.

“Mund të konkludojmë se niveli i shpenzimeve në përqindje në nivelin lokal, ka ndikuar jashtëzakonisht shumë që përqindja e shpenzimeve në investime kapitale në nivel vendi të ngritët. Pra ky është një kontribut i komunave edhe pse kemi pas probleme dhe sfida gjatë këtij viti, e sidomos kërkesa e AKK ka qenë kompletimi i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik pastaj kërkesë ka qenë që komunave t’iu mundësohet rishikimi i Buxhetit, pastaj problemet me normën e lartë të inflacionit por edhe mosamandamentimi i Ligjit për Prokurim Publik. të gjitha këto sfida, mund të themi që komunat i kanë kaluar me sukses duke marrë parasysh përqindjen e shpenzimeve në investime kapitale”, thotë Ibrahimi.

“Ne si Asociacion i kemi adresuar shqetësimet e autoriteteve lokale dhe kolegjiumet tona profesionale i kanë identifikuar problemet dhe këto probleme i kemi adresuar në nivel qendror që faji kryesor që edhe komunat nuk e kanë përqindjen shumë të lartë siç e kanë pasur viteve të kaluara të shpenzimeve për investime kapitale, është faji i nivelit qendror”, ka thënë Ibrahimi.

Fajtor për përqindjen e ulët në nivel lokal, Ibrahimi e bën Qeverinë. Ai ka listuar edhe faktet përse Qeveria mund të jetë fajtore për mosshpenzueshmërinë e mjeteve për investime kapitale

“Niveli qendror ka vendosur se kur duhet të themelohet Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik dhe ky organ nuk ka qenë i kompletuar për më shumë se një vit, pra komunat nuk kanë mundur të bëjnë asgjë në këtë drejtim por ka qenë në dorën e nivelit qendror, pastaj mosamandamentimi i Ligjit për Prokurim Publik. Ne si Asociacion i kemi dhënë kërkesat tona, mirëpo nuk është në dorën e komunave të harmonizojnë ligje por edhe të miratojnë ligje”, u shpreh tutje Ibrahimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?