Hovenier dënon ashpër sulmin ndaj gazetarëve në veri të vendit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një reagimi në mediat sociale, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ndaj gazetarëve kosovarë. Hovenier, në një postim në Twitter, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bashkohen Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Bashkimit Evropian duke e dënuar sulmet ndaj gazetarëve, në veri të vendit. “Shtetet […]
Hovenier, në një postim në Twitter, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bashkohen Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Bashkimit Evropian duke e dënuar sulmet ndaj gazetarëve, në veri të vendit.
“Shtetet e Bashkuara i bashkohen Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, duke dënuar ashpër një seri sulmesh kundër gazetarëve kosovarë. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë pa kërcënime, dhunë dhe frikësim. Një shtyp i lirë dhe i pavarur është themeli i demokracisë”, shkruan ambasadori Hovenier.

Më herët Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e kanë dënuar sulmin e sotëm ndaj gazetarëve që po raportojnë nga veriu i vendit.
Persona të maskuar e kanë sulmuar ekipin e Klan Kosovës në Zubin Potok, ka njoftuar më herët AGK.












