Hill paralajmëron janar intensiv: Pas pushimeve, i kthehemi përpjekjeve në dialogun Kosovë-Serbi

Hill paralajmëron janar intensiv: Pas pushimeve, i kthehemi përpjekjeve në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka paralajmëruar aktivitete intensive pas festave të fundvitit për gjetur zgjidhjen ndërmjet Kosovës e Serbisë nëpërmjet procesit të dialogut. Sipas Hill, gjatë janarit do të nisin përpjekjet e para. “Së pari duhet ta tejkalojmë këtë krizë, të mos lejojmë që të ndodhin gjëra të […]

Sipas Hill, gjatë janarit do të nisin përpjekjet e para.

“Së pari duhet ta tejkalojmë këtë krizë, të mos lejojmë që të ndodhin gjëra të këqija, të mos e tolerojmë dhunën, të mos lejojmë që njerëzit të lëndohen. Çfarë është e rëndësishme në negociata – dhe unë kam qenë pjesë e tyre shumë herë – është që të shfrytëzohet momentumi drejt një zgjidhjeje politike. Dhe mendoj që do të shohim përpjekje në këtë drejtim në janar, kur të gjithë të kthehen nga pushimet. Mendoj se do të shohim shumë aktivitet me përpjekje për të ndërmarrë hapa politik në procesin e dialogut për të ecur përpara”, ka thënë Hill në një intervistë për edicionin serbisht të Euronews.

Për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbisë nëpërmjet dialogut, Hill ka thënë se do të ketë përpjekje nga BE-ja si dhe nga SHBA-ja.

“Do të varet nga aftësitë e ndërmjetësuesit, por edhe nga vetë aftësitë e negociatorëve, të cilët duhet të mendojnë se çfarë sjell kjo krizë. Pra, të mendojnë se duke u gjendur në krizë, a do të kenë investitorë. Zakonisht investitorët nuk janë të interesuar të shkojnë në shtete ku ka kriza të përhershme”, ka deklaruar ai.

Edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes nuk do të ndalen, duke deklaruar se muaji mars i vitit 2023 është afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?