Hill: Nuk po diskutohet a do të bëhet Asociacioni, por si do të funksionojë

Hill: Nuk po diskutohet a do të bëhet Asociacioni, por si do të funksionojë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se është koha që ata që i kanë vendosur barrikadat në veri të Kosovës, t’i largojnë ato. Në një intervistë së fundi, ai ka folur për shumë çështje, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen finale, formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe zërat se QUINT-i i […]

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se është koha që ata që i kanë vendosur barrikadat në veri të Kosovës, t’i largojnë ato. Në një intervistë së fundi, ai ka folur për shumë çështje, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen finale, formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe zërat se QUINT-i i ka dhënë ultimatum presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për largimin e barrikadave.

Mediumi serb, Nova.rs, ka publikuar intervistën e plotë me ambasadorin Hill, pas deklaratës që u raportua dje, rreth kushtëzimit të vizitës së patriarkut Porfirije në Kosovë.

“…shpresoj që kjo mos të ndodhë sërish.” – tha Hill kur u pyet për këtë çështje.

Asociacioni

Çështja shumë e diskutuar, u përmend nga ambasadori amerikan edhe në këtë intervistë. Ai ka ripërsëritur deklaratën e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, se kjo dihet qartë që do të ndodhë.

“Shpresoj që të ndodhë sa më parë (marrëveshja finale)…Për shembull, si do të funksionojë Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe. Z.Escobar e tha qartë se kjo do të ndodhë, sepse kjo është pajtuar më herët dhe qëndron një kusht. Tash pyetja nuk është nëse do të ketë Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, por si do të funksionojë dhe si do të implementohet.” – ka thënë ai.

Barrikadat

Hill deklaroi se është koha që “njerëzit që i kanë vendosur ato barrikada, t’i largojnë të njëjtat”.

Ai është pyetur edhe rreth raportimeve për një ultimatum dhënë nga QUINT-i për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, gjë që e ka mohuar të ketë ndodhur.

“Unë jam një prej ambasadorëve në Beograd që përfaqëson QUINT-in, por nuk di për ndonjë ultimatum të tillë. Ju më pyetet se çfarë mendoj për barrikadat, unë thash, e kuptoj pse janë vendosur, por mendoj se është koha që ata që i kanë vendosur, t’i largojnë.” – ka thënë Hill.

Çfarë deklaroi sot DASh-i dhe BE-ja?

Departamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar një deklaratë të përbashkët me Bashkimin Evropian në lidhje me rritjen e tensioneve në veri të vendit.

Në këtë deklaratë thuhet që BE-ja me ShBA-të janë të shqetësuara për situatën e vazhdueshme të tensionuar në veri të Kosovës.

Ata u kanë bërë thirrje palëve, siç thonë, që të përmbahen dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për veprime që e qetësojnë situatën.

“Po punojmë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për të zgjetur zgjidhje politike në mënyrë që të shtensionohet situata dhe të ketë pajtim për ecje përpara në të mirë të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies në komunitetet lokale,” – thuhet në këtë komunikatë.

Departamenti amerikan i Shtetit dhe BE-ja përmes zëdhënësve të tyre kanë thënë që kanë marrë garanci nga lidershipi i Kosovës se nuk ka lista të qytetarëve serbë për t’u arrestuar apo përndjekur.

Në komunikatë thuhet edhe se të gjitha obligimet e dialogut duhet të implementohet pa asnjë shtyrje.

Dejan Pantiqit iu zëvendësua masa e paraburgimit prej 30 ditësh sot me një masë më të butë: arrest shtëpiak. Kjo shqetësoi jashtëzakonisht shumë opinionin publik në Kosovë, me pushtetin që po sulmon institucionet gjyqësore.

Dhe kjo komunikatë duket se përfshin edhe një çështje të tillë. Ja çka thuhet në njërin prej paragrafëve të saj:

“Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin punën e Bashkimit Evropian përmes misionit të saj për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX). Eulex-i, në përputhje me mandatin e saj, do të vazhdojë të monitorojë nga afër të gjitha hetimet dhe procedurat pasuese për të promovuar respektin për të drejta të njeriut. Kjo përfshin, veçanërisht, garancitë për gjykim të drejtë, e po ashtu edhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet jo-shumicë në Kosovë.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?