Hill: Albin Kurti ta ketë prioritet Asociacionin

Hill: Albin Kurti ta ketë prioritet Asociacionin

Shqiptarët në Kosovë duan të shohin se sa shumë hapësirë kanë për ndërkombëtarizimin e çështjes, por serbët atje jetojnë qe disa shekuj dhe Serbia dëshiron ta shoh se çfarë të ardhme do të kenë ata, dhe kjo bie mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Shumë gjëra duhen të zgjidhen para se ne të arrijmë […]

Kur u pyet nëse ai e ka kuptuar ekzistencën e marrëdhënieve strategjike në mes Serbisë dhe Rusisë, duke vënë theksin tek çështja e Kosovës, Hill u përgjigj duke thënë se  “nuk mund të thuhet që Rusia ka një rol pozititv në lidhje më Kosovën” që e ndihmon Serbinë teksa po shkakton “krizë të energjisë dhe të ushqimit në botë”, transmeton Periskopi.

Në anën tjetër, ai tha se Bashkimi Evropian është duke tentuar ta gjejë një zgjidhje dhe se Shtetet e Bashkuara e mbështesin një gjë të tillë.

“Ju e dini se ShBA-të janë të interesuara të bashkëpunojnë me autoritetet në Beograd dhe Prishtinë, si dhe me BE-në, për të parë nëse ne mund të bëjmë progres. Nëse kjo do të ishte një gjë e lehtë, kjo çështje do të zgjidhej shumë kohë më parë, tha Hill.

Kur u pyet se kush i udhëheq negociatat në mes Prishtinës dhe Beogradit, BE ose ShBA, Hill tha se dialogu udhëhiqet nga Bashkimi Evropian, por që shumë shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë emisarët e tyre që mbështesin të dërguarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për të cilin tha se nuk e ka një punë të lehtë.

“Vet BE-ja nuk është unike në këtë çështje, shtete të ndryshme kanë pikëpamje të ndryshme, por ato ndihmojnë”, tha ai.

Gjatë intervistës, Hill komentoi edhe mbi marrëveshjen e fundit për targa, marrëveshjes së cilës i parapriu një takim i dështuar në mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.

Hill tha se Bashkimi Evropian në fakt dëshironte që të shtyhej afati edhe për dy ditë në mënyrë që të gjindej zgjidhja.

“BE dhe ShBA e ngritën këtë kërkesë dhe në fund Kurti vendosi ta shtyjë afatin”, pohoi Hill.

Megjithatë, ai specifikoi se çështjet siç janë targat nuk ndihmojnë në zgjidhjen e përgjithshme të problemeve të Kosovës.

“Shqiptarët kanë tentuar të shohin se sa shumë hapësirë kanë për ndërkombëtarizimin e çështjes së tyre”. Përsëri, prej anës së Serbisë- serbët kanë jetuar në Kosovë për shumë shekuj dhe Serbia dëshiron ta shoh se cilat janë të drejtat dhe e ardhmja e tyre në Kosovë. Ne duhet të merremi me këtë”, shtoi Hill.

Ai tha se kjo çështje mbi Asociacionin e komunave serbe për të parë se çfarë lloj të strukturave mund të ndërtohen në mënyrë që serbët në Kosovë ta dinë se çfarë i pret ata.

“E gjitha kjo është një punë e vështirë- që Qeveria në Prishtinë ta kuptojë. Por falë punës së madhe të BE-së, Kurti e ka kuptuar se çështja për të ardhmen e serbëve në Kosovë duhet të jetë një prioriet i lartë dhe se duhet në zgjidhet nëpërmjet një procesi të normalizimit”, shtoi ai.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Kurtit që thoshte se dialogu me Serbinë nuk është në tri prioritetet e tij kryesore dhe se është vetëm për njohje reciproke.

Hill tha se Kurti mund të thotë çfarë të dojë për mediat, por shtoi se “të japësh deklarata nuk do të thotë të drejtosh politikë”.

“Ai do të duhet të flasë me negociatorët në Europë dhe amerikanët. BE-ja i kanë thënë qartë se duhet të zgjidhë çështjen e të drejtave kolektive të serbëve në Kosovë. Jini të sigurt se nuk do të ketë marrëveshje të mëtejshme derisa ta zgjidhim këtë çështje”, tha Hill

“Ne do të donim që Serbia dhe Kosova ta njihnin njëra-tjetrën, por shumë gjëra duhet të zgjidhen para kësaj”.

I pyetur për të ashtuquajturin planin franko-gjerman, Hill është përgjigjur se SHBA-ja mbështet BE-në në procesin e arritjes së një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy palëve.

“Nëse më pyesni nëse amerikanët do të donin që të dy vendet të njihnin njëri-tjetrin – sigurisht. Duhet të jemi të sinqertë dhe të qartë, shumë gjëra duhet të zgjidhen para se të arrijmë në atë pikë duke filluar me një qasje më të normalizuar sepse për momentin nuk ka pothuajse asnjë marrëveshje për targat”, tha ai.

Situata duhet të qetësohet në mënyrë që njerëzit ta dëgjojnë njëri-tjetrin dhe jo vetëm të bërtasin dhe ne e kuptojmë se si është plani dhe si të lëvizim përpara.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mbështesin propozimin evropian, i njohur në publik si propozimi franko-gjerman”.

“Ne shpresojmë që Beogradi, i cili gjithashtu ka punuar fort dhe gjithmonë ka ardhur i përgatitur në takime, të vazhdojë në këtë drejtim”, tha Hill.

ShBA dëshiron që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës

Duke folur për thirrjen e tij që serbët nga Kosova të kthehen në institucionet e Kosovës, prej nga u larguan muajin e fundit, Hill tha se serbët duhet vetë të vendosin për këtë dhe se Shtetet e Bashkuara duan që ata të rikthehen në institucione.

Ai shtoi se pozicioni i serbëve është: “Ne do të kthehemi sapo që ne shohim që marrëveshjet po respektohen”.

“Në fund të fundit, nuk ka marrëveshje nëse vetëm njëra palë i përmbush obligimet e saj”. Duket se unë pajtohem me ju (që pala serbe i përmbush obligimet) sa i përket asaj çështjeje, por unë bëj thirrje për durim. Negociatat me Kosovën nuk sjellin ndonjë satisfaksion të menjëhershëm. Nuk do jetë ashtu. Megjithatë, pas një periudhe të gjatë kur gjërat kanë lëvizur ngadalë, amerikanët janë duke i rritur përpjekjet e tyre dhe duke inkurajuar Bashkimin Evropian ta ndjekin rrugën e njejtë”, tha Hill. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?