Gjergji: “Ju uroj që vërtetë të keni paqen dhe gëzimin në zemrat tuaja

Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë ka organizuar pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes. Në këtë pritje solemne, ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe krerët e partive opozitare; kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ambasadori i SHBA-së […]
Në këtë pritje solemne, ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe krerët e partive opozitare; kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe deputetë të partive të ndryshme dhe personalitete fetare e kulturore.
Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji ka uruar festën e Krishtlindjes të gjithë të pranishmëve duke uruar paqe para konfliktit.
“Ju uroj që vërtetë të keni paqen dhe gëzimin në zemrat tuaja, në familjet tuaja e mbi të gjitha në Kosovë. Ne shpresojmë që nuk do të vije konflikti përpara se të realizohet paqja sepse paqja është e domosdoshme, nuk ka alternative dhe ne të gjithë duhet të jemi punëtorë të vyer, të ruajtjes së paqes në vend dhe të arritjes së pajtimit me të gjithë që jetojnë me ne”, tha Gjergji.












