Gjallni te faqja e Ministrisë së Shëndetësisë: Kurti e Vitia prejnë një shirit për dy qendra

Gjallni te faqja e Ministrisë së Shëndetësisë: Kurti e Vitia prejnë një shirit për dy qendra

Faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook, qe një kohë të gjatë kishte aktivitete të dobëta, kryesisht me inforimimin për numrin e të infektuarve me koronavirus në Kosovë, madje që me ditë të tëra ishte edhe zero. Dhe, nuk e kuptonim pse një raport i tillë vazhdonte të publikohej.  Mirëpo, më rikthimin e Arben […]

Mirëpo, më rikthimin e Arben Vitisë në krye të shëndetësisë për të tretën herë me radhë, kjo faqe duket se – sic do të thoshte ministri Hekuran Murati – po gjallërohet.

Në një publikim të fundit, shihen kryeministri Kurti dhe ministri Arben Vitia, duke prerë një shirit teksa kanë përuruar Qendrën  Kombëtare e Mjekësisë Sportive dhe atë e Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.


“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Kryesuesen e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Dr. Aida Rexhepi dhe U.d. Drejtoreshën e ShSKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu- Raçi, mori sot pjesë në ceremoninë e përurimit të Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe atë të Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, në Komunën e Prishtinës.

Këto dy institucione që funksionojnë në kuadër të ShSKUK-së, tashmë janë vendosur në objekt modern, me infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të sofistikuara dhe do të ofrojnë shërbime shëndetësore shumë më cilësore për sportistët dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore”, thuhet pos tjerash në publikim./Periskopi

Të fundit
Të ngjashme