Gaxherri thotë se Kurti po tenton ta zvarris dialogun njëjtë si Vuçiqi

Gaxherri thotë se Kurti po tenton ta zvarris dialogun njëjtë si Vuçiqi

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, deklaroi se kryeministri i vendit, Albin Kurti, po ndjek po të njëjtën rrugë sikurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi sipas saj, Kurti po tenton ta zvarrisë procesin e dialogut. Më tej, Gaxherri tha se Kurti po tenton ta neglizhojë dialogun pasi u ka premtuar […]

Më tej, Gaxherri tha se Kurti po tenton ta neglizhojë dialogun pasi u ka premtuar qytetarëve se nuk do të dialogojë me Serbinë.

“Me sjellje të tilla, kryeministri i vendit Albin Kurti, të bën të kuptosh se po ndjek të njëjtën rrugë sikurse Vuçiqi që është i interesuar ta neglizhojë e të krijojë “status quo’ për këtë proces, po të njëjtën gjë ka dëshirë ta bëjë Kurti për shkak se u ka thënë elektoratit unë nuk e bëj Zajednicën, unë nuk bëj dialog me Serbinë, e tash asnjë gjë nuk është ashtu. Kurti duhet të reflektojë, sepse është kryeministër i të gjithëve tani. Ai duhet ta kuptojë që nuk mundet të bëjë revolucion pasi ka ardhur në Qeveri”, deklaroi Gaxherri në Tëvë1.

E pyetur se ka partnerë tjerë SHBA dhe BE që mund ta çojnë tutje çështjen e asociacionit, Gaxherri tha se realisht asociacionin duhet ta bëjë Qeveria.

Gaxherri, ka thënë se barrikadat në veri nuk janë problem, sipas saj, problem janë sjelljet e kryeministrit të vendit Albin Kurti.

Sipas Gaxherrit, barrikadat të vendosura në veri janë politike dhe sipas saj, ato mund të largohen në pajtim me KFOR-in, NATO-n dhe SHBA-në.

“Krejt kjo mund të ndodhë në pajtim me KFOR-in, me NATO-n, me ShBA-në, nuk është ndonjë problem ato barrikada ato janë krejt politike, sjelljet e kryeministrit janë problem pikërisht sjelljet e tij për të shkaktuar këtë krizë që u bë pa nevojë”, tha ajo.

Anëtarja e LDK-së, tha se Vetëvendosje që tanimë është në pushtet ka përfituar nga situatatë edhe kur nuk është dashtë.

“Ju e dini të gjithë ne e kemi pasë Vetëvendosjen një kohë të gjatë në opozitë dhe vërtetë kemi pasë jo vetëm kundërshtime, por kemi pasë edhe akuza të rënda deri në tradhtarë për aspektin e veriut edhe por secili subjekt politik kur është fjala në raport me Serbinë. Dhe qysh po e shihni dhe tash VV-ja, nuk ka opozitë në raport me dialogun me Serbinë dhe çështjet nacionale, ndërsa Vetëvendosja nuk ka qenë e tillë, ka qenë një subjekt politik i cili ka përfitu edhe kur s’është dashtë. Dmth gjithmonë e ka shfrytëzu çdo situatë për të përfituar dhe unë po them se kemi pasë barrikada shumë më të mëdhaja ose më të fuqishme të cilat janë largu problemi”, tha ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?