Fillon të gërryhet asfalti tre ditë pas asfaltimit të rrugës te Pallati Drejtësisë

Fillon të gërryhet asfalti tre ditë pas asfaltimit të rrugës te Pallati Drejtësisë

Veç tre ditë kanë kaluar dhe asfalti i ri që shtroi Komuna e Prishtinës në rrugën afër Pallatit të Drejtësisë ka filluar të dëmtohet, shkruan Periskopi. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka qenë ai i cili ka dhënë lajmin e mirë se rruga “Nekibe Kelmendi”, pas katër muajve mbyllje po bëhet e kalueshme për automjete. […]

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka qenë ai i cili ka dhënë lajmin e mirë se rruga “Nekibe Kelmendi”, pas katër muajve mbyllje po bëhet e kalueshme për automjete.

“Po asfaltohet edhe rruga “Nekibe Kelmendi”, një ndër më të rëndësishmet për zhvillimin e Prishtinës së Re”, shkroi të martën kryetari Rama, duke e ilustruar këtë njoftim më disa fotografi.

Periskopi ka parë se rruga e re ka nisur të jap sinjale se kualiteti i punimeve mund të mos ketë qenë sipas standardeve. Në disa pjesë të saj, këtë të premte janë vërejtur disa gërryerje mbi asfalt, që pas disa ditëve shihet që mund të dalin edhe gropat.

Për këtë projekt është kontraktuar “Gërlica -Company”, por siç shihet nga fotografitë e publikuara nga komuna, asfalti është shtruar nga kompania “Rahovica”.

Mësohet se menaxher i kontratës është Irfete Zejneli.

Periskopi ka kontaktuar më zonjën Zejneli. Ajo ka thënë se asfalti nuk është shtruar akoma mbi këtë rrugë.

“Rruga do të asfaltohet vitin tjetër. Njëherë është shtruar vetëm bitozhavori. Por për më shumë informata mund të merrni në zyrën për informim të Komunës”, ka thënë ajo shkurt.

Periskopi ka pyetur disa inxhinier të rrugëve dhe ata kanë thënë se kjo shtresë që është shtruar nga komuna, është asfalt. Bëhet fjalë për shtresën e parë të asfaltit që quhet BZH 32 dhe që është në një trashësi prej 9 centimetra. Shtresa e dytë për të cilën ka folur menaxherja është në një trashësi prej 4 cm dhe është asfalt 0/11.

Pos që kualiteti mund të jetë i cilësisë më të ulët, komuna ka punuar në temperatura të pafavorshme për ndërtim të rrugëve.

Të martën, temperatura maksimale ka qenë 6 °C dhe minimalja – 4 °C.

Sipas standardeve të Bashkimit Evropianë nuk është e preferuare që asfalti të shtrohet nën temperaturën 10 °C. Në BE, më poshtë e ka vetëm Kroacia, ku lejohet asfaltimi deri në minimumi 6 °C.

Komuna e Prishtinës kishte rekomanduar për kontratë një kompani me ofertë mbi 26 mijë euro më shumë se sa vlera të cilën e kishte parashikuar për ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi”.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 500 mijë euro. Ndërsa, për tender është rekomanduar kompania  “Gërlica” Sh.p.k, me ofertën prej 526 mijë e 736 e 83 euro. Të gjithë operatorët ekonomikë kanë ofertuar me çmime mbi vlerën e parashikuar prej 500 mijë eurove. Më e lira ka qenë kompania e rekomanduar, “Gërlica”. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?