​Shtohen lëvizjet e policisë dhe të EULEX-it afër barrikadës në veri të Mitrovicës

​Shtohen lëvizjet e policisë dhe të EULEX-it afër barrikadës në veri të Mitrovicës

Lëvizje të shpeshta të automjeteve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it vërehen afër barrikadës të vendosur dy ditë më parë tek udhëkryqi afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës. Barrikada vazhdon të qëndrojë në këtë lokacion, ndërsa shihen edhe persona civilë nga ajo pjesë të cilët kanë shtuar lëvizjet e tyre pranë barrikadës. Situata e […]

Lëvizje të shpeshta të automjeteve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it vërehen afër barrikadës të vendosur dy ditë më parë tek udhëkryqi afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

Barrikada vazhdon të qëndrojë në këtë lokacion, ndërsa shihen edhe persona civilë nga ajo pjesë të cilët kanë shtuar lëvizjet e tyre pranë barrikadës.

Situata e sigurisë aktualisht është e qetë. Policët janë duke vazhduar patrullimet nëpër zonat e banuara me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar kështu rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

Barrikadat në veri, që u bënë pengesë për lirinë e lëvizjes, duket se po numërojnë orët e fundit. Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet nga fjalët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që dha një afat kohor deri të premten mbrëma se kur do të mund të hiqen.

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova të mërkurën mbrëma në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është çështje orësh heqja e barrikadave në veri të vendit. Ajo tha se nëse nuk hiqen barrikadat, institucionet e Kosovës do të veprojnë për shkak se sipas saj, sa më shumë që të mbesin barrikadat aty, aq më shumë po rrezikohet jeta e qytetarëve.

Këto deklarime erdhën pas ndryshimit të masës së sigurisë për ish-policin Dejan Pantiq, i cili u arrestua më 10 dhjetor si i dyshuar për terrorizëm dhe sulm ndaj institucioneve të Kosovës. Pushteti akuzoi gjyqësorin për ndryshimin e masës, ndërsa opozita fajësoi qeverinë për marrëveshje të fshehtë me Serbinë.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?