​Kamberi: Serbia është zjarrvënësi në Ballkan, vetëm ShBA mund t’ia ndërpres aventurën

​Kamberi: Serbia është zjarrvënësi në Ballkan, vetëm ShBA mund t’ia ndërpres aventurën

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, deklaron se situata në veri të Kosovës tregon për ndërhyrjen e vrazhdë të Beogradit te serbët lokal. Ai thekson se kërkesa e Aleksandër Vuçiqit për kthimin e forcave të sigurisë serbe në Kosovë, është e pamundur të ndodhë. Sipas tij, presidenti i Serbisë këtë po e shfrytëzon […]

Kryetari i PVD-së thotë se Serbia është zjarrvënësi në gjithë Ballkanin dhe këtë aventurë duhet ta ndërpresë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, thotë se ky shtet për çdo ditë paraqitet me dy koncepte të ndryshme që kundërshtojnë njëra-tjetrin.

“Ajo çfarë po ndodhë në veri të vendit, më mirë se asnjëherë deri më tash po dëshmon ndërhyrjen e Serbisë nga jashtë. Është pozitive në këtë kaos që po bëhet atje, të shihet fakti se përfundimisht ka serbë lokal të cilët po flasin me zë hapur për një ndërhyrje të vrazhdë të Beogradit dhe për një mafi politike, e cila po i terrorizon edhe vet serbët atje. Një mafi politike përmes së cilës po tentohet të destabilizohet Kosova, të destabilizohet rajoni në tërësi. Pra, kjo është inkurajuese dhe Prishtina duhet të përdor këto mekanizma. Duhet të përdor ata serbë të cilët vërtetë janë të interesuar që të jenë të integruar në Republikën e Kosovës, të jenë qytetarë të barabartë dhe të kenë të drejta dhe natyrisht komunikimi i drejtpërdrejt me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’i vihet fundi dhe kapaku kësaj çështje”, deklaron Kamberi për KosovaPress.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq para disa ditëve ka dorëzuar kërkesën ndaj KFOR-it për kthimin e forcave serbe të sigurisë serbe në territorin e Kosovës. Për çka Kamberi deklaron se është bërë për politikë të brendshme dhe për të qetësuar popullatën në veri.

Sipas tij, nëse Serbisë i lejohet që të dërgojë 500 forca serbe, do të duhet një dyfish për të ruajtur të njëjtit.

“Ai edhe kur e tha kërkesën, edhe kur e shprehu publikisht se Serbia do ta ketë kërkesën për kthimin e personelit të saj, ai e thotë ushtrisë, por në fakt rezoluta 1244 flet për personelin e Serbisë në Kosovë, në fund e tha një fjali ‘se nuk besoj se do të kalojë’. Gjithë këtë kërkesë e ka për agjendën e brendshme, për politikën e brendshme të cilën po e ndërton atje, për të ruajtur pushtetin e vet. As ai vet nuk është i bindur se kjo mund të ndodhë, sidomos jo në rrethana të këtilla. Rrethana në të cilat në veri të Kosovës kemi një destabilizim të situatës, ku Serbia shihet si një armik ku nga vet serbët, një pjesë e madhe e serbëve atje nuk po përjetojnë më si një shtet, i cili i mbron të drejtat e veta, por një shtet që po i fut frikën atyre. Pra nuk besoj se kjo është reale dhe nuk ka asnjë gjasë që kjo mund të ndodhë”, thekson Kamberi.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik shton se situatën në veri mund ta zgjidhin vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Serbia është zjarrvënësi në gjithë Ballkanin. Ajo çdo mëngjes ndez zjarre, në mbrëmje fton të gjithë mandej për t’i shuar zjarret. Brenda një dite luan rolin e zjarrvënësit dhe zjarrfikësit. Pra, një koncept politikë që duhet ndërprerë dhe fuqinë për të ndërprerë këtë aventurë të Serbisë, mendoj se e kanë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse Bashkimi Evropian me krizën e vet identitare që e ka sot, me ndërskamcat e brendshme, me drejtën e Veto-s, qoftë edhe të Hungarisë apo Sllovakisë apo cilit do shtet tjetër, po e pamundëson vetveten që të jetë një faktor i cili mund të sjell paqe në Ballkan”, përfundon Kamberi.

Serbët lokal në pikat kufitare në veri tash e dy javë kanë vendosur barrikada, për të kundërshtuar arrestimin e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. /kp/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?