​Bizneset dhe komunat nuk kursyen energjinë elektrike, paralajmërohet ndërprerja e subvencionimit

​Bizneset dhe komunat nuk kursyen energjinë elektrike, paralajmërohet ndërprerja e subvencionimit

Qeveria e Kosovës gjatë këtij viti ka ndarënga buxheti mbi 85 milionë euro për qytetarët dhe bizneset për përballjen me krizën. Kurse, qytetarët kanë arritur të ulinkonsumin e energjisë elektrike mbi 8 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Kursimi i energjisë nuk është vërejtur te komunat dhe bizneset, të cilat inkurajuan që të kursejnë […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dolën në një konferencë për media , tha se kanë menaxhuar mirë krizën energjetike, gjithnjë duke subvencionuar faturat e energjisë. Derisa dha shifra se sa kanë kursyer qytetarët.

“Gjatë vitit 2022, kemi ndarë nga buxheti i Republikës së Kosovës mbi 85 milionë euro për të eliminuar pengesat, vështirësitë, të cilët i kanë qytetarët dhe bizneset tona në përballje me këtë krizë të madhe. Me subvencionimin e faturave të energjisë për të gjithë që nga shkurti i këtij viti e kemi mundësuar që të evitojmë rritjen e çmimit të energjisë për familjen, komunat e institucionet publike që konsumojnë 800 kWh. …Kështu duke i ndihmuar bizneset në një periudhë të rimëkëmbjes pas pandemisë, duke u mundësuar çmime të energjisë disafish më të lira se bizneset tjera në rajon. …Me subvencionimin shtesë të kursimit të energjisë që nga shtatori vetëm për familjet që ulin konsumin e energjisë kemi ndihmuar mbi 161 mijë familje në shtator dhe mbi 212 mijë familje në muajin tetor. Pra, është rritur numri atyre që kursejnë muaj pas muaji. Kemi bërë shpërblim për ata që kursejnë dhe shpërblimi ka vlerën e dyfishit të kursimit, andaj kemi edhe pa numër rastesh të zvogëlimit të faturave… Me këto masa, kemi balancuar nevojën për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve të energjisë dhe gjithnjë duke qenë në përputhje me strategjinë e energjisë… Si rezultat i këtyre masave dhe bashkëpunimit të qytetarëve, kemi arritur të ulim konsumin e energjisë elektrike mbi 8% në krahasim me vitin e kaluar. Në veçanti, kemi ulje të konsumit nga amvisëritë, madje me 15% në nëntor, në krahasim me nëntorin e vitit 2021. Kjo ulje është veçanërisht për t’u vlerësuar meqë vjen pas një periudhe 5 vjeçare të rritjes vjetore deri mbi 10% në vitet e kaluara”, tha Kurti, duke shtuar se kanëndihmuar 7400 familje duke i financuar 40-90% të vlerës së pajisjeve, duke u mundësuar atyre që të mbajnë shtëpitë e tyre më ngrohtë, duke shpenzuar deri 60-80% më pak energji elektrike, që u ndihmon gjithashtu të përfitojnë nga subvencioni i kursimit.

Sipas tij, gjatë këtij muaji kanë parë që një megavat është mbi 500 euro, që është më shumë se 8 fishin që qytetarët paguajnë.

“Muajt në vijim, veçanërisht janari dhe shkurti do të jenë periudha më kritike ku temperaturat bien e çmimet në tregjet evropiane ngritën edhe më shumë, andaj të dashur qytetarë, secilin prej jush iu lus që të vazhdoni e ta intensifikoni kursimin e energjisë gjatë muajve në vijim. Ndërsa, komunat e bizneset tek të cilët fatkeqësisht nuk kemi parë një nivel të tillë kursimi, i lusim që të shtojnë përpjekjet në këtë drejtim, në të kundërtën subvencionimi nga buxheti i shtetit për bizneset e komunave nuk do të bëhet në të ardhmen. Të dashur qytetar ne si qeveri do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta zbutur ndikimin e krizës e për ta lehtësuar përballjen tuaj me të, jemi bashkë në këtë ballafaqim, andaj nga këtu u bëjë thirrje dhe i inkurajojë që të vazhdoni ta kurseni energjinë elektrike”, tha ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli foli për projekte që janë realizuar gjatë këtij viti dhe që do të vazhdojnë. Sipas saj, masat e efiçencës janë zbatuar në 38 ndërtesa nga Fondi Kosovar për efiçencë të energjisë, duke mundësuar kursimin e mbi 60 përqind të energjisë. Ajo përmendi edhe investimet nga Fondacioni Milenium, projekti i MCC, në mbi 900 njësi banimi.

“Vitin tjetër 49 milionë euro do të shpenzojmë për efiçencë që është më shumë se të gjitha projektet e efiçencës në Kosovë të zbatuara deri më tani ndonjëherë. Gjatë këtij viti kemi siguruar 405 milionë euro për sektorin e energjisë, për investime kapitale dhe për përballje të qytetarëve me krizën… për vitin tjetër vetëm nga projektet që tani më i kemi planifikuar presim zyrtarizmin e mbi 200 milionë eurove, marrëveshje të reja për investime në energji, nga të cilat 63 milionë grante, ndërsa mbi 70 milionë nga sektori privat përmes ankandit të parë për energji solare. Pra me të gjitha këto investime të reja, me strategjinë e energjisë, me ligjin për burime të ripërtritshme të energjisë që tanimë është në konsultime publike, me paketën për integrim rajonal të miratuar bashkë me ministrat e komunitetit të energjisë me 15 dhjetor, po vëmë themelet e një sektori modern të energjisë më të pasur, më të decentralizuar e të integruar në tregun rajonal e evropian”, tha ai.

Edhe Rizvanolli u bëri thirrje qytetarëve, pasi muajt në vijim pritet të jetë krizë energjetike në Evropë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?