Dugolli i VV-së: KFOR-i ka dështuar në misionin e tij

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, ka thënë se KFOR-i ka dështuar në kryerjen e misionit në Kosovë. Dugolli thotë se sipas rezolutës 1244, KFOR është përgjegjës për vijën e gjatë kufitare, por pavarësisht kësaj në Kosovë po futen grupe të armatosura. “Çdokush e ka të qartë që Qeveria e Kosovës ka toleru përtej mase. Unë […]
Dugolli thotë se sipas rezolutës 1244, KFOR është përgjegjës për vijën e gjatë kufitare, por pavarësisht kësaj në Kosovë po futen grupe të armatosura.
“Çdokush e ka të qartë që Qeveria e Kosovës ka toleru përtej mase. Unë mendoj që KFOR-i ka dështu në kryerjen e misionit të vetë sepse sipas rezolutës 1244 është përgjegjës për vijën e gjatë kufitare”.
“Po, patjetër që ka dështu sepse në momentin që futen grupe të armatosura përmes vijave ilegale, jo përmes piakve që kontrollohet nga Policia e Kosovës. Ata kanë hyjë nëpër rrugë ilegale nëpër male dhe në njëfarë forme kjo është dretpërsëdrejti në domenin e KFOR-it”, tha Dugolli në Debat Plus, përcjell Periskopi.












