Duda Balje kërkon falje që tha ‘Kosova e Metohia’: Ishte ‘llapsus lingua’

Deputetja Duda Balje i ka kërkuar falje popullit të Kosovës, që gjatë një intervistë për një media boshnjake, mbrëmë iu referua Kosovës si ‘Kosova e Metohia’. Ajo thotë se ishte gabim gjuhësor dhe thotë se ‘të gabosh është njerëzore’ por duke shtuar një zotim se nuk do të gabojë më kështu. Balje shkruan: Të nderuar […]
Deputetja Duda Balje i ka kërkuar falje popullit të Kosovës, që gjatë një intervistë për një media boshnjake, mbrëmë iu referua Kosovës si ‘Kosova e Metohia’.
Ajo thotë se ishte gabim gjuhësor dhe thotë se ‘të gabosh është njerëzore’ por duke shtuar një zotim se nuk do të gabojë më kështu.
Balje shkruan:
Të nderuar qytetarë të Kosovës, mbrëmë ka pasur një intervistë në HAYAT MEDIA BIH, duke e pasur parasysh se ishin orët e vona të natës, përkushtimi im dhe e përditshmja ime që në shqip po ti jap intervistat e rregullta përkundër vështirësive dhe lëshimeve eventuale gjuhësore, e ndrojtur për të mos gabuar dhe për të thënë atë që mendoj, pasi që intervista ishte në gjuhën boshnjake, kam bërë një ” llapsus lingua”, pa vetëdije dhe pa e vërejtur lëshimin tim, në njërën nga pyetjet e gazetarit, kam thënë “sërbët e Kosovës dhe Metohisë”, edhe pse disa herë të tjera në po të njejtën intervistë kam shqiptuar mirë Kosovën, ju kërkoj falje për gabimin tim gjuhësor dhe shqetësimet eventuale që kam mundur të ju shkaktoj juve të gjithëve.
Përulem para jush dhe me respekt e me zemër ju kërkoj falje dhe ndjesë për gabimin tim gjuhësor.
“Të gabosh është njerzore, të kërkosh falje për gabim që bën është zotim se nuk do të përsëritet më ai gabim”
E juaja Duda Balje












