Dita e 16-të e barrikadave

Dita e 16-të e barrikadave

Sot është dita e 16-të prej kur serbët kanë vendosur barrikada nëpër rrugë si shenjë revolte për arrestimin e ish policit serb, Dejan Pantiq. Të premten KFOR-i kërkoi zgjidhje përmes dialogut, ndërsa me komandantin e tij, Kurti tha se do të takohet pas Krishtlindjeve.   Serbët në Veri nuk po binden që t’i heqin kamionët […]

 

Serbët në Veri nuk po binden që t’i heqin kamionët e makineritë e rënda nga rrugët, përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve.

KFOR-i të premten kërkoi zgjidhje përmes dialogut, për çka u kritikua shumë, sepse pritej që ky mision t’i heqë barrikadat.

Kryeministri Kurti dje në një konferencë për media tha se nuk mund të tolerohet gjendja e krijuar në Veri, derisa bëri të ditur se me komandantin e KFOR-it do të takohet pas Krishtlindjeve.

“KFOR-i ka kërkuar pak kohë, ne i kemi dhënë pak kohë. Por sot janë bërë dy javë që janë vendosur 11 barrikada dhe ato janë duke penguar lirinë e lëvizjes. KFOR-i gjithmonë është zotuar për ambient të qetë e të sigurt për liri të lëvizjes. Liria e Lëvizjes ka qenë vlera kryesore që KFOR-I e ka afirmuar gjithë këto vjet të pasluftës. Andaj ne I kemi dhënë kohë KFOR-it… KFOR-I ka kërkuar kohë, dhe meqë sot është krishtlindja, pas krishtlindjes duhet ta kemi një takim me komandantin e  KFOR-it.. S’mund të tolerohet kjo gjendje. Në atë takim që presim ta kemi pas Krishtlindjes me Komandantin e KFOR-it besoj do të sqarohet gjithçka dhe do t’iu japim përgjigje”, tha Kurti dje.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla të enjten tha se Policia e Kosovës është e gatshme t’i largojë barrikadat, mirëpo ende nuk është vendosur për diçka të tillë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?