Dimal Basha: E pakuptueshme, Amerika lufton Putinin në Ukrainë, lejon Putinin e vogël në Kosovë ta sfidojë NATO-n

Deputeti i VV’së, Dimal Basha përmes një postimi në Facebook pretendon se Amerika po punon me dy standarde, në këtë rast në raport me Ukrainën dhe Kosovën. Postimi i plotë: Në Ukrainë, Amerika po ndihmon forcat e Zelenskit me luftu ushtrinë kriminale të Putinit! N’anën tjetër, në Kosovë lejojnë që Putini i vogël me një […]
Postimi i plotë:
Në Ukrainë, Amerika po ndihmon forcat e Zelenskit me luftu ushtrinë kriminale të Putinit!
N’anën tjetër, në Kosovë lejojnë që Putini i vogël me një grusht kriminelësh m’i sfidu forcat e NATO-s me barrikada.
Është e pakuptueshme me luftu Putinin e madh, e me ledhatu t’voglin. Por është edhe ofendim për KFOR-in që disa bandita mos me lanë me ushtru detyrën e tyre. KFOR-i me mandat e ka me siguru lëvizjen e lirë për qytetarë, e në këtë rast më së shumti po e vuajnë vet qytetarët serb në veri!












