Deputetja britanike: Agresionet e Serbisë ndaj Kosovës janë të papranueshme

Deputetja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar Alicia Kearns e cila edhe kryeson Komitetin për Politikë të Jashtme ka thënë se eskalimi dhe agresioni i vazhdueshëm i Serbisë drejt Kosovës është i rrezikshëm dhe i papranueshëm. Ajo ka bërë thirrje urgjente drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar që të fokusohet tek […]
Ajo ka bërë thirrje urgjente drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar që të fokusohet tek Ballkani Perëndimor në veçanti tek Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.
“Urgjentisht duhet të shihet një fokus nga Zyra për Punë të Jashtme për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Përshkallëzimi dhe agresionet e vazhdueshme nga Serbia ndaj Kosovës janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Kearns.
Urgently need to see a focus from the @FCDOGovUK on the Western Balkans, especially Kosovo and Bosnia and Herzegovina.
Continued escalations and aggressions from Serbia towards Kosovo are dangerous and unacceptable. https://t.co/LsoNJi5Zj2
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) December 27, 2022












