Çejku: Në Serbi janë organizuar bisedimet e fshehta të SHBA-ve me talibanët

Arben Çejku, ish-ambasador u shpreh se Serbia është bërë vendi ku janë organizuar bisedimet e fshehta të ShBA-së me talibanët. Ai tha se çështje nuk duhen parë bardhë e zi dhe është shumë e rëndësishme që i jepen kredenciale të tilla Serbisë për çështje sigurie. “Serbia është bërë vendi ku janë organizuar bisedimet e fshehta […]
Ai tha se çështje nuk duhen parë bardhë e zi dhe është shumë e rëndësishme që i jepen kredenciale të tilla Serbisë për çështje sigurie.
“Serbia është bërë vendi ku janë organizuar bisedimet e fshehta të ShBA-së me talibanët. Pra në Beograd janë bërë bisedime me talibanët dhe të tjerët. Janë bërë edhe në Katar. Për mua është shumë e rëndësishme që i jepen kredenciale të tilla për çështja sigurie. Nuk duhet t’i marrim gjërat bardhë e zi. Prandaj shoh më keqardhje një qasje të Akademisë së Shkencave të Kosovës që nuk jep alternativa ndaj një situate të tillë. Kosova vazhdon të sfidohet nga jashtë, për shkak edhe të luftës në Ukrainë”, tha ai në RTV Ora.












